Farmaci

dhj132023

Medikamentet anticovid: OBSH-ja përditëson udhëzimet mbi trajtimin

Nga Sabina Mastrangelo

Rekomandimet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mbi përdorimin e medikamenteve për trajtimin e Covidit synojnë t'i ndihmojnë operatorët shëndetësorë për të marrë vendime të shënjestruara, duke i kategorizuar pacientët në pacientë me rrezik të lartë, të moderuar, apo të ulët, për ta përshtatur terapinë me medikamentet antivirale të disponueshme. Përditësimi i udhëzimeve mbi trajtimin farmakologjik të Covid-19 u publikua në British Medical Journal dhe u formulua nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë, përfaqësues të grupit të zhvillimit të udhëzimeve të OBSH-së, me asistencën e Fondacionit MAGIC Evidenze Ecosystem. Udhëzimet përfshijnë evidencat më të fundit të studimeve klinike për terapitë anticovid ekzistuese e të reja dhe merr parasysh të dhëna të lidhura me sigurinë, prognoza, qasje dhe çështje të barazisë, pavarësisht preferencave të pacientit.

Pikat kryesore të përditësuara
Ndër pikat e përditësuara, ekspertët kanë theksuar rëndësinë e dallimit të kategorive të rrezikut për të ndihmuar mjekët në vlerësimin sa më të saktë të një individi nëse është në rrezik të lartë, të moderuar apo të ulët shtrimi dhe si pasojë, përshtatjen e trajtimit. Për më tepër, pragu i përfitimit nga trajtimi është zhvendosur në 1.5%, kundrejt 6% që ishte më parë, duke evidentuar një rrezik të ulët për pjesën më të madhe të pacientëve me Covid-19 jo të rëndë, si dhe më shumë prova sigurie dhe më shumë terapi të disponueshme.

Në rekomandime flitet edhe për përdorimin e medikamenteve antivirale që kanë në bazë kombinimin nirmatrelvir-ritonavir te pacientët me Covid-19 jo të rëndë, me rrezik të lartë dhe të moderuar shtrimi. Nga ana tjetër, nuk rekomandohet përdorimi i antiviralit remdesivir te pacientët me sëmundje jo të rëndë dhe me rrezik të lartë ose të ulët shtrimi. Ekspertët rekomandojnë mospërdorimin e ivermectinës te pacientët me Covid-19 jo të rëndë.

Përditësimi vjen si pasojë e ndryshimeve në virulencë
Udhëzimet e reja, sipas asaj që evidentojnë të njëjtët ekspertë, reflektojnë ndryshimet në virulencën e virusit SARS-CoV-2 dhe në transmetueshmërinë e varianteve dhe nënvarianteve në qarkullim, së bashku me ndryshimet e imunitetit të lidhura me vaksinimin në një shkallë të gjerë popullsie në nivel botëror, që kanë rezultuar në reduktim të rrezikut nga sëmundjet e rënda dhe vdekjeprurëse për pjesën më të madhe të individëve me Covid-19 jo të rëndë.

Megjithatë, sipas ekspertëve ka akoma paqartësi të lidhura me terapinë dhe me evidencat dhe paneli ndërkombëtar thekson se rekomandimet e përditësuara duhet të përdoren, duke pasur parasysh këto pasiguri.

Burimi: A living WHO guideline on drugs for covid-19. BMJ (2023) - doi: 10.1136/bmj.m3379


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC