Farmaci

maj52023

Depresioni dhe varësitë. Zbulohen dy barna të bazuara në një substancë natyrale psikedelike

Dy medikamente të zhvilluara së fundi, të modeluara me ibogainë, një substancë e nxjerrë nga një bimë tradicionale psikedelike e kultivuar në Afrikë, në doza shumë të ulëta, mund të përmirësojnë simptomat e depresionit dhe varësisë nga droga. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në "Cell", në të cilin u vu re gjithashtu se këto barna ishin në gjendje të kontrollonin simptomat e këtyre gjendjeve në një model kafshësh.

"Transportuesi i serotoninës (SERT) heq serotoninën sinaptike dhe është objektivi i barnave antidepresive si fluoksetina. SERT-ja mund të ketë tre konformacione: i hapur nga jashtë, i mbyllur dhe i hapur nga brenda. Të gjithë frenuesit e njohur synojnë gjendjen e hapur, përveç ibogainës, një substancë që gjendet në rrënjët e një bime të quajtur iboga, e cila kultivohet në Afrikën Qendrore", thotë autroja kryesore e studimit Isha Singh nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisko.

"Ibogaina ka efekte antidepresive dhe stabilizon konformacionin e hapjes së brendshme. Fatkeqësisht, kardiotoksiciteti i këtij përbërësi kufizon mundësitë e studimit dhe përdorimit të tij", vijon studiuesja.

Për të zgjidhur problemin, studiuesit analizuan më shumë se 200 milionë molekula për të vlerësuar se cilat prej tyre vepronin në SERT në të njëjtën mënyrë si ibogaina dhe identifikuan dy frenues të fuqishëm që stabilizuan një gjendje të mbyllur nga jashtë të SERT-së pa efektet anësore të përbërjes origjinale të ibogainës.

Në testet e sjelljes te minjtë, të dy përbërësit treguan aktivitet anksiolitik dhe antidepresiv, me deri në 200 herë fuqinë e fluoksetinës (Prozac), dhe njëri prej tyre ishte në gjendje të kthente efektet e abstinenecës ndaj morfinës.

"Efekti i këtyre barnave është i fuqishëm dhe selektiv dhe nuk prek një grup prej qindra receptorësh dhe transportuesish të tjerë. Me këtë lloj fuqie, ne shpresojmë të kemi një dritare më të mirë terapeutike pa efekte anësore. Ulja e dozës gati 200-fish mund të bëjë një ndryshim të madh për pacientët", përfundojnë autorët.

 

Cell 2023. Doi: 10.1016/j.cell.2023.04.010
https://doi.org/10.1016/j.cell.2023.04.010


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC