Farmaci

mar102023

Çrregullimet metabolike. Prebiotiku që mund të ndihmojë sistemin imunitar

Sipas një studimi të botuar në "Food & Functions", prebiotiku Ganoderma lucidum (G. lucidum) është një burim i bollshëm polisaharidesh, triterpenoidësh dhe polifenolesh, që e bëjnë atë një prebiotik thelbësor për rritjen e florës bakteriale.

G. lucidum ka një histori të gjatë përdorimi në mjekësinë tradicionale kineze. Është një lloj kërpudhe që rekomandohet për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm dhe zgjatjen e jetës, dhe ka treguar të jetë efektiv në parandalimin dhe trajtimin e çrregullimeve të ndryshme metabolike.

"Megjithëse disa bioaktivitete dhe përbërje bioaktive të G. lucidum janë ekzaminuar kohët e fundit, deri më sot askush nuk e ka analizuar dhe krahasuar në mënyrë kritike mekanizmin e tyre të veprimit", shpjegon Huang Qing nga Akademia Kineze e Shkencave (CAS), autor kryesor i studimit.

Për të eksploruar më tej mbi këtë temë, studiuesit analizuan të dhënat e PubMed, Scopus, Web of Science Core Collection dhe Google Scholar, në periudhën 201002022 për G. lucidum, duke i kushtuar vëmendje të veçantë përparimeve të fundit për përcaktimin e mekanizmave imunobiologjikë, meritat prebiotike për shëndetin intestinal dhe gjumin, si dhe aplikimin e mundshëm të tij në industrinë ushqimore, kozmetike, ushqimore dhe farmaceutike.

Ata gjithashtu kërkuan informacion mbi sigurinë dhe efikasitetin e përbërjeve bioaktive, me theks të veçantë në polisaharidet, triterpenoidet dhe komponimet fenolike, të cilat janë thelbësore në parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike.

Analiza zbuloi se G. lucidum ndihmon në balancimin e mikrobiotës intestinale dhe gjithashtu rrit dhe rregullon sistemin imunitar. Në këtë mënyrë ai aktivizon një sërë mekanizmash mbrojtës që reagojnë me shpejtësi ndaj pushtimit ose sulmit të mikrobeve patogjene, si dhe luan një rol kyç në fillimin dhe ruajtjen e një imuniteti specifik.

"Rritja e imunitetit natyral të trupit të favorizuar nga G. lucidum ndikon shumë në funksionin e përgjithshëm imunitar të tij. Miratimi i metodave standarde farmaceutike për vlerësimin e sigurisë, sigurimin e cilësisë dhe verifikimin e efikasitetit të përbërjeve me prejardhje nga G. lucidum janë kritike për t'a bërë atë pjesë të terapive të ndryshme", përfundojnë autorët.

 

Food & Functions 2023. Doi: 10.1039/D2FO01683D
http://doi.org/10.1039/D2FO01683D


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC