Farmaci

pri292021

Antidepresivët. Ka ende dyshime mbi mënyrën më të mirë të ndërprerjes së tyre

Ka shumë pak dëshmi se cilat mund të jenë mënyrat më të sigurta dhe më efektive për të ndërprerë trajtimin me antidepresivë te njerëzit që i marrin ata për një kohë të gjatë, sipas një shqyrtimi sistematik të kryer për "Cochrane Library". "Udhëzimet zakonisht rekomandojnë marrjen e barnave kundër depresionit gjashtë deri në 12 muaj pas përmirësimit, ose deri në dy vjet nga individët e rrezikuar për rikthim, por shumë vetë i marrin barnat kundër depresionit për periudha më të gjata dhe deri gjysma e njerëzve në atë situatë nuk ka një arsye të qartë mjekësore për të vazhduar marrjen e tyre", thotë Ellen Van Leeuwen (Universiteti i Ghent-it, Belgjikë), autorja kryesore e studimit.

Përdorimi afatgjatë i këtyre barnave mund të shkaktojë efekte anësore, siç janë çrregullimet e gjumit, shtimi në peshë, mosfunksionimi seksual, gjakderdhja dhe problemet gastrointestinale, si dhe pandjeshmëria emocionale dhe paaftësia për t'i përballuar problemet e jetës pa mbështetjen e barnave. Studiuesit shqyrtuan rezultatet e 33 studimeve me përzgjedhje rastësore që përfshinin 4,995 pjesëmarrës të cilëve u ishin përshkruar antidepresivë për 24 javë ose më shumë. Në 13 studime, antidepresivi u ndal papritur, në 18 u ndërpre gradualisht për një periudhë disa javore, në katër gjithashtu u ofrua mbështetje e terapisë psikologjike dhe në një studim, ndërprerja u sugjerua nga një letër për mjekët e përgjithshëm me informacion për ndërprerjen me pakësim gradual. Shumica e skemave zgjatën katër javë ose më pak dhe asnjë nga studimet nuk përdori programe që shkuan përtej disa javësh, në kontrast me udhëzimet e reja nga Kolegji Mbretëror i Psikiatërve në Britani, i cili rekomandon që ndërprerja me pakësim gradual të dozimit të vazhdojë për disa muaj apo vite, që ndërprerja të bëhet në mënyrë të sigurt.

Autorët nuk kanë qenë në gjendje të nxjerrin përfundime të prera mbi efektet dhe sigurinë e qasjeve të studiuara dhe nuk ishin të sigurt mbi rezultatet, për shkak të mungesës së sigurisë së provave të ofruara. Një problem kryesor i identifikuar nga ekipi hulumtues është se studimet e deritanishme nuk kanë bërë një dallim midis simptomave të kthimit të depresionit dhe simptomave të ndërprerjes së barnave. "Nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar incidencën e simptomave të ndërprerjes te pacientët dhe do të nevojiten studime të gjera të kontrolluara e me përzgjedhje rastësore, për të testuar strategji të ndryshme të ndërprerjes, me pakësim gradual të dozimit", përfundojnë autorët.


Cochrane Library 2021. Doi: 10.1002/14651858.CD013495.pub2
https://doi.org/10.1002/14651858.CD013495.pub2


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC