Farmaci

jan52022

Antidepresivët e gjeneratës së re po përshkruhen gjithnjë e më shumë. Duhet treguar kujdes

Duke pasur parasysh pasigurinë e baraspeshës mes dëmit dhe përfitimit nga përdorimi i antidepresivëve, veçanërisht i nëntë klasave të reja të këtyre barnave, duhet të rishikohet përshkrimi i përhapur dhe gjithnjë në rritje i këtyre barnave.

"Në Angli, përshkrimi i antidepresivëve, kryesisht, i atyre të gjeneratës së re, është rritur në mënyrë të vazhdueshme vitet e fundit. Ekziston një debat i vazhdueshëm mbi mënyrën se si shihet efikasiteti i këtyre barnave, vendi i tyre në terapi dhe dëmet që lidhen me ndërprerjen e tyre", shpjegojnë Mark Horowitzi, nga Universiteti i Londrës dhe Michael Wilcock, nga Royal Cornwall Hospitals NHS Trust, autorë të një artikulli të botuar në Drug and Therapeutics Bullettin del British Medical Journal. Studiuesit vënë në dukje se shumica e provave për efikasitetin e antidepresivëve vijnë nga studime afatshkurtra të kontrolluara me placebo, të cilat priren të mos përfshijnë rezultate të rëndësisë më të madhe për pacientët, siç janë funksioni social ose cilësia e jetës, por kufizohen në matjen e simptomave të depresionit dhe se edhe me masa të tilla, ndonjëherë nuk tregohen ndryshime të rëndësishme klinikisht në krahasim me placebon.

Ekspertët theksojnë se njihen një sërë efektesh negative që lidhen me këto barna, shpesh më të mëdha në studimet afatgjata të përdoruesve të antidepresivëve sesa ato të matura në studimet afatshkurtra të efikasitetit, duke përfshirë mpirjen emocionale, vështirësitë seksuale, lodhjen dhe shtimin në peshë. Ekziston gjithashtu një njohje në rritje e faktit se simptomat e ndërprerjes së antidepresivëve janë të zakonshme dhe se këto simptoma mund të jenë të rënda dhe për një kohë të gjatë te disa pacientë, aq sa Royal College of Psychiatrists kohët e fundit ka dhënë udhëzime se si të ndërpriten në mënyrë të tolerueshme barnat kundër depresionit. Autorët përfundojnë duke thënë se shtimi i ndërgjegjësimit mbi vështirësinë që kanë disa pacientë për ndërprerjen e barnave kundër depresionit, duhet të çojë në përshkrime më të kujdesshme dhe të ulë numrin e pacientëve që u jepen këto barna për periudha më të shkurtra kohore.

Drug and Therapeutics Bullettin 2021. Doi: 10.1136/dtb.2020.000080


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC