Farmaci

mar302021

Covid-19. Pfizeri nis testet klinike për një antiviral të ri oral

Kompania amerikane Pfizer, ka bërë me dije se ka nisur testet klinike të një bari të ri antiviral për trajtimin e Covid-19. Përbërja, PF-07321332, është një inhibitor i enzimës së proteazës, që administrohet në rrugë orale dhe në studimet in vitro ka treguar "një aktivitet të fuqishëm" kundër coronavirusit pandemik, thuhet nga kompania.

"Pas të dhënave fillestare paraklinike, të cilat janë premtuese", ka thënë në Twitter CEO i Pfizerit, Albert Bourla,  "jemi të gëzuar që njoftojmë fillimin e administrimeve te të rriturit e shëndetshëm, në kushtet e një studimi klinik të fazës 1, që synon të vlerësojë sigurinë dhe tolerueshmërinë e kandidatit tonë të ri antiviral oral kundër infeksioneve nga Sars-CoV-2".
Eksperimentimi po zhvillohet në SHBA, shpjegon Pfizeri në një shënim. PF-07321332 dhe rezultatet e testeve paraklinike, informon grupi, do të prezantohen më 6 prill, në një sesion që i është dedikuar sëmundjes së Covid-19 gjatë takimit pranveror të Shoqatës Amerikane të Kimisë.

"E kemi projektuar PF-07321332 si një terapi të mundshme orale për t'u përshkruar që në shenjën e parë të infeksionit, pa qenë nevoja që pacientët të jetë në shtruar në spital, apo në terapi intensive", konfirmon Mikael Dolsten, shef shkencor dhe president i Kërkimit, Zhvillimit dhe Mjekësisë Gjithëbotërore në Pfizer. "Në të njëjtën kohë, kandidati antiviral në rrugë intravenoze i Pfizerit", një tjetër medikament në studim, "është një opsion i ri potencial i trajtimit për pacientët e shtruar në spital. Të dy antiviralët së bashku, kanë potencialin për të krijuar një paradigmë të trajtimit, që përfshin vaksinimin, në rastet kur shfaqet sëmundja".

Përballimi i pandemisë Covid-19 kërkon si mjete parandaluese, siç është vaksina, ashtu edhe një trajtim të synuar për ata që e marrin infeksionin, nënvizon Dolsteni. Duke patur parasysh mënyrën se si po pëson mutacione Sars-CoV-2 dhe ndikimin global të Covid-19, mund të jetë thelbësore një qasje ndaj opsioneve terapeutike, si tani, ashtu edhe përtej pandemisë."


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC