Farmaci

tet292020

Dermatiti i kontaktit, alergjik ose nga substanca irrituese. Si ta menaxhoni në farmaci

Dermatiti i kontaktit, alergjik ose i shkaktuar nga substanca irrituese, ka simptoma të ndryshme, por trajtimi është i njëjtë.

Dermatiti i kontaktit alergjik është shfaqja klinike e një reaksioni inflamator të vonuar, që shkaktohet te njerëzit alergjikë nga kontakti me alergjenët specifikë. Inflamacioni zhvillohet pas disa orësh kontakti. Janë të shumta substancat që mund të shkaktojnë dermatit: bimë të ndryshme, metale (nikel, krom, ar, kobalt), ushqime (çokollatë, arra, sojë), ngjyrues, rrëshira... Ndjeshmëria vendoset që në kontaktin e parë me alergjenin, ndërsa në kontaktet pasuese nxitet përgjigjja inflamatore, ndonjëherë më e gjerë sesa vetëm zona e kontaktit.

Dermatiti i kontaktit nga substanca irrituese shkaktohet nga ekspozimi ndaj një kimikati që është toksik ose irritues për lëkurën. Shumë më i përhapur se ai alergjik, ky dermatit ka një përgjigje inflamatore jo-specifike që e shkakton çlirimi i citokinave pro-inflamatore nga keratinocitet, pas dëmtimit të drejtpërdrejtë klinik. Si irrituese mund të veprojnë shumë substanca. Substancat më irrituese shkaktojnë dermatit që në kontaktin e parë, ndërsa të tjerat mund të grumbullohen në qelizat korneale dhe të shkaktojnë dermatit kur tejkalohet pragu i tolerancës.

Simptomat për ta dalluar
Shenjat klinike janë: skuqje, kruajtje, edemë, flluska, tharje e lëkurës, deskuamim, abrazion, krijim koresh, nxehtësi. Në formën alergjike, lezionet manifestohen fillimisht në vendin e kontaktit, për t'u shtrirë më vonë më tej. Kruajtja është më intensive në format e kontaktit me substancën irrituese. Në format kronike, lëkura thahet, ngurtësohet dhe mund të krijohen pllaka. Në dermatitin irritues, ka më shumë plasaritje të lëkurës sesa flluska e lëkurë të djegur dhe shërimi pas heqjes së irrituesit, është më i shpejtë. Dermatiti irritues shumë agresiv ndonjëherë mund të paraqitet si djegie. Forma irrituese ka prognozë më të mirë sesa forma alergjike.

Këshillat e farmacistit
Në të dyja format e dermatitit, terapia është e njëjtë. Masa e parë është evitimi i shkakut, për të shmangur kronicizimin e problemit. Pastaj merren zbutës, kremra barrierë që përmbajnë ceramide dhe, kur është e nevojshme, përgatitje kortizonike. Hidratuesit u duhen shtuar gjithmonë produkteve të tjera. Së pari, duhet të kontrolloni që ato vetë nuk përmbajnë substanca alergjike. Në disa raste, mund të jetë e dobishme të jepni produkte orale antihistaminike për të pakësuar kruajtjen. Për të shmangur efektet anësore të barnave (veçanërisht, kortizonit) mund të përdorni aloe vera dhe kalendula në formë kremi ose xheli.


Alessandra Margreth


Burimi:
"Inquadramento clinico e gestione dei disturbi minori in farmacia", nga Corrado Giua Marassi, botimet Edra


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC