Farmaci

jan312020

Purpura trombotike trombocitopenike e fituar. Krijohet terapia e parë specifike

Quhet caplacizumab dhe është një nano-antitrup bivalent anti-vWF (faktori i Von Willebrand) që vepron menjëherë dhe në mënyrë efikase, kur një ndryshim i sistemit imunitar fillon të prodhojë antitrupa që inaktivizojnë enzimën Adamts13, duke parandaluar rregullimin e procesit të koagulimit të gjakut. Terapia, raporton një shënim i Sanofit, është e para specifike për trajtimin te të rriturit të episodeve të purpurës trombocitopenike të fituar (aTTP) dhe është e disponueshme në klasën H, e lidhur me shkëmbimin ditor plazmatik (plazmaferezën) dhe imunosupresionin.

"Caplacizumabi ka treguar se vepron shpejt dhe në mënyrë efektive në simptomat dhe manifestimet më të rënda të ATTP-së: zvogëlon kohën e normalizimit të numrit të trombociteve, ul numrin e recidivave dhe shkallën e vdekshmërisë", tha Flora Peyvandi, profesore e Mjekësisë së Brendshme në Universitetin e Milanos, e cila koordinoi studimet e regjistrimit klinik në Itali. "Është një armë e rëndësishme terapeutike shtesë për trajtimin e një patologjie kaq të paparashikueshme, agresive dhe e cila deri më tani, nuk kishte marrë përgjigje terapeutike efikase dhe të menjëhershme".

Pikërisht për këto arsye, nënvizon shënimi Sanofi, AIFA e njohu caplacizumabin si një risi terapeutike, të kushtëzuar. Pavarësisht standardit aktual të kujdesit, në fakt, episodet e aTTP-së janë ende të shoqëruara me një shkallë vdekshmërie që arrin 10-20%, me shumicën e vdekjeve që ndodhin brenda ditëve të para të shfaqjes së simptomave. Shtimi i caplacizumabit në trajtimin standard, u jep mundësi mjekëve që trajtojnë eventet akute, të ruajnë numërimin e duhur të trombociteve derisa plazmapereza dhe imunosupresioni të kenë efektin e tyre, duke ripërtërirë në mënyrë efektive mënyrën e trajtimit të sëmundjes.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC