Farmaci

pri282020

Coronavirusi. 500 eksperimentime me barna dhe vaksina. Përgatitet harta

Më shumë se 500 eksperimente po bëhen në të gjithë botën në kërkim të një terapie efektive ose vaksine kundër Covid-19, nga të cilat 300 tashmë kanë filluar të rekrutojnë vullnetarë për testim. Në të njëjtën kohë, në internet ka patur një dyndje të madhe shitjesh të paligjshme të të ashtuquajturave terapi kundër coronavirusit të ri, në faqet e paautorizuara. Në Itali, vetëm gjatë ditës së sotme, janë lokalizuar nga karabinierët katër prej tyre.

Për të ndihmuar në vendosjen e një rregulli, të paktën për studiuesit, do të vlejë "harta" e krijuar nga Universiteti McMaster, i cili ka bashkuar të gjitha eksperimentimet në platformën e studimeve klinike. Këtu ato klasifikohen sipas vendndodhjes gjeografike, fazës së studimit, regjistrimit të pacientëve dhe karakteristikave të ndërhyrjes dhe janë përfshirë edhe eksperimentet e regjistruara në SHBA, Kinë, Kore e Jugut, Evropë, Iran, Japoni dhe Gjermani. Studiuesit gjithashtu kanë hartuar një metodë, bazuar në inteligjencën artificiale, për të identifikuar ekperimentet klinike që mund t'i kenë shpëtuar regjistrit të eksperimentimeve.
Që nga 21 prilli, ka pasur 500 studime të regjistruara dhe mbi 300 që kanë nisur të regjistrojnë vullnetarë, mbi të cilët të testojnë barna dhe terapi, siç është antivirali remdesivir, terapia që ka në bazë plazmën e njerëzve të shëruar, transfuzioni i qelizave burimore, etj., kandidatet e mundshme për vaksina, barnat e tjera antivirale të drejtpërdrejta dhe mjekësia tradicionale kineze.

Nëse kjo hartë do të jetë e dobishme për ndërmarrjet e ardhshme, ka nga ata që spekulojnë që tani në ueb duke premtuar barna për Covid-19. Departamenti i NAS, i policisë në Itali, ka bllokuar 4 faqe në internet në serverë të huaj dhe me referenca të rreme, shitjet dhe reklamat në të cilat bëheshin në italisht, ku shiteshin barna që u nënshtroheshin kufizimeve të caktuara, por që propozoheshin si terapi anti-Covid-19.
4 platformat online kanë ofruar në mënyrë të paligjshme një sasi të madhe barnash, me principe aktive me veprim dopingu, antibiotik, antikancerogjen, antibakterial dhe për trajtimin e çrregullimeve erektile. Këto përfshijnë gjithashtu produkte farmaceutike me bazë "klorokine" dhe "hidroksilklorokine", përdorimi i të cilave është autorizuar përkohësisht nga Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) për trajtimin (dhe jo profilaksinë) e pacientëve me infeksion Sars-Cov-2 dhe shpërndarja e të cilit sigurohet ekskluzivisht në nivel spitalor, për shkak të kushteve rigoroze të përdorimit që ende iu nënshtrohen eksperimentimeve dhe studimeve klinike.

Në to janë gjetur oferta të produkteve që përmbajnë lopinavir dhe ritonavir, substanca me veprim antiviral, të cilat gjithashtu mund të përdoren në procedurat off-label të lejuara vetëm në mjediset spitalore që operojnë në emergjencën Covid-19. Ndër produktet mashtruese të pranishme në këto "vitrina virtuale", janë zbuluar barna me bazë umifenoviri, një princip aktiv antiviral për të cilin AIFA tashmë ka saktësuar mungesën e autorizimit dhe mungesën e provave shkencore mbi efikasitetin në trajtim dhe në parandalimin e Covid-19.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC