Farmaci

jan142020

Imunoterapia. AIFA zgjeron përdorimin edhe në 4 tumore të tjera

Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) ka zgjeruar përdorimin e pembrolizumabit në katër lloje të tjera të kancerit: melanomë, mushkëri, limfoma e Hodgkinit dhe urotelial. Zgjerohet kështu numri i pacientëve të cilët do të mund të përdorin imunoterapinë për të trajtuar tumorin edhe në një fazë më të hershme. Këtë e kanë thënë në Milano, onkologët e AIOM-it (Shoqata Italiane e Onkologjisë Mjekësore).

"Vitet e fundit ka pasur përmirësime të konsiderueshme në trajtimin e tumoreve falë imunoterapisë, pra, përdorimit të duhur të barnave", tha Giordano Beretta, president i AIOM-it.
Ky është një hap i rëndësishëm përpara në terapi, me molekulën imunoterapeutike  pembrolizumab, tashmë në përdorim për disa tumore (veshka, kokë-qafë, ezofag, stomak dhe kokë), indikacionet e së cilës tani janë zgjeruar nga AIFA, duke njohur novacionin e saj.
"Një nga indikacionet e reja është përdorimi i këtij bari imunoterapeutik në kombinim me kimioterapinë për tumorin e pulmonit jo me qeliza të vogla, metastatik", shpjegon Marina Garassino, nga Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano.

"Studimet kanë treguar se kjo lidhje e barnave dyfishon mbijetesën pa rritur toksicitetin e kimios, vazhdon ajo. Është e rëndësishme të vendosni një strategji terapeutike me imunoterapinë në linjë të parë, si vetëm, ashtu edhe në kombinim".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC