Farmaci

qer112018

Shtimi i dulaglutides, një mundësi e re për trajtimin e pacientit diabetik

Janë publikuar më në fund rezultatet e studimit AWARD-10. Barbara Pirali (Komisioni i Barnave në Shoqatën e Mjekëve Endokrinologë) shpjegon se: "Bëhet fjalë për një studim të Fazës IIIb në të cilin 424 pacientë nga tetë vende të ndryshme, me diabet 2 të pakontrolluar si duhet (HbA1c mesatare bazë 8.04%) që trajtoheshin me SGLT-2i (frenues i bashkëtransportuesit sodë-glukozë të tipit 2), me ose pa metforminë, janë përzgjedhur në mënyrë rastësore, double blind, për të marrë shtesë për 24 javë dulaglutide sc (0.75 ose 1.5 mg/javë), një antagonist të receptorit GLP-1, ose placebo".

Objektivi kryesor, thotë Pirali, ka qenë vlerësimi i efikasitetit dhe i sigurisë së dulaglutides nëpërmjet ndryshimit të HbA1c-së. Në javën 24:

a) të dyja dozat e dulaglutides kanë treguar një kontroll glicemik superior (-1.21% e -1.34%, respektivisht, p < 0.0001) krahasuar me placebon (-0.54 %);

b) një numër dukshëm më i madh pacientësh të trajtuar me dulaglutide kanë arritur HbA1c < 7% e ≤ 6.5%;

c) dulaglutide 1.5 mg është lidhur me një humbje më të madhe në peshë (-3.1 kg) krahasuar me placebon (-2.1 kg) ndërsa në grupin me dulaglutide 0.75 mg është vënë re një reduktim mesatar prej 2.6 kg;

d) efektet e padëshiruara të sinjalizuara më së shumti dhe të lidhura me dulaglutiden kanë qenë të llojit gastro-intestinal (të vjella, të përziera dhe diarre). Nuk janë vënë re probleme të reja të sigurisë, të lidhura me dulaglutiden.

"Si përfundim, thotë Pirali, shtimi i dulaglutides në terapinë me një frenues të SGLT-2-shit ka rezultuar i sigurt dhe efikas në përmirësimin e kompensimit glicemik. Për këtë arsye, kjo mund të paraqesë një mundësi të vlefshme për trajtimin e pacientit diabetik, duke i ofruar diabetologut një armë të re për personalizimin e terapisë".

 

Lancet Diabetes Endocrinol, 2018;6(5):370-381. doi: 10.1016/S2213-8587(18)30023-8. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29483060


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC