Farmaci

gus52015

Antiepileptikët në shtatzëni: në doza të ulëta përfitimet tejkalojnë risqet

Meqë s'është vërejtur asnjë lidhje mes përdorimit të anti-epileptikëve në shtatzëni dhe aborteve spontane, shpjegimi i rritjes së lehtë të riskut për abort spontan mund të qëndrojë te faktorë të tjerë të ngatërruar. Në këtë përfundim ka arritur një studim i gjerë koort danez i botuar në "British Medical Journal" dhe i koordinuar nga Jakob Christensen, kërkues në Departamentin e farmakologjisë klinike në Universitetin Aarhus.
"Epilepsia klasifikohet si një çrregullim neurologjik i zakonshëm që kërkon trajtim mjekësor gjatë shtatzënisë", thotë studiuesi duke shpjeguar se terapia me barna anti-epileptike duhet të balancojnë rrezikun e konvulsioneve me efektet e padëshiruara. Gjithashtu këto barna përdoren shpesh për çrregullime psikiatrike, sindroma të dhembjes dhe migrenë. 

"Terapia me antiepileptikë në shtatzëni është e lidhur me komplikime që përfshijnë pre-eklampsinë, hemorragjinë, lindjen e parakohshme, prapambetje të rritjes intrauterine dhe keqformime fetale, ndërkohë që pak dihet për rrezikun e abortit spontan apo lindjet e parakohshme", pohon studiuesi i cili së bashku me kolegët ka shqyrtuar më shumë se 980.000 shtatzëni në Danimarkë në vitet 1997-2008, duke vënë në dukje një rritje të rrezikut për abort spontan me 13% në krahasim me mos-ekspozimin. "Fenomeni megjithatë ka qenë i pranishem vetëm në mesin e grave shtatzëna jo epileptike", thekson Christensen. Përveç kësaj, duke shqyrtuar shtatzënitë e njëpasnjëshme në të njëjtën grua, lidhja midis barit antiepileptik dhe abortit spontan humbet rëndësinë. "Të dhënat konfirmojnë se gratë shtatzëna mund të vazhdojnë trajtimin me antiepileptikë, por dozat e larta të barnave të tilla si valproate, clonazepam dhe carbamazepine, në fakt mund të rrisin rrezikun e abortimit të fëmijës", thotë farmakologu. "Në shtatzëni terapia anti-epileptike duhet të përdoret në dozën më të ulët që është e mundur, duke marrë parasysh faktin se një trajtim i tillë shoqërohet edhe me dëme të fetusit,  përfshi keqformimet e lindura dhe efektet negative në zhvillimin neurologjik".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC