Farmaci

tet62014

Studim danez: Rrezik diabeti tek fëmijët dhe adoleshentët që përdorin antipsikotikë

Një studim i publikuar në Journal of American Academy of Child and Adolescent Psychiatry ka arritur në përfundimin se fëmijët dhe adoleshentët të cilët janë diagnostikuar me një çrregullim psikiatrik kanë patur rritje të rrezikut të zhvillimit të diabetit në rastin e përdorimit të antipsikotikëve.

Duke përdorur të dhënat e regjistrave në nivel kombëtar, një grup studiuesish udhëhequr nga René Ernst Nielsen i Aalborg University Hospital në Danimarkë kanë studiuar 48.299 fëmijë dhe adoleshentë që vuajnë nga çrregullime psikiatrike në periudhën mes 1 janar 1999 dhe 30 Qershor 2010 për të dokumentuar frekuencën dhe për parashikime të mundshme të diabetit tip II (trajtim me një bar antidiabetik oral).
Studimi tregoi se rreziku absolut i diabetit tek të rinjtë e ekspozuar ndaj barnave antipsikotike ishte i barabartë me rreth 0,72 % në krahasim me 0,27 % e regjistruar tek ata që nuk janë të ekspozuar ndaj antipsikotikëve. Gjinia (femërore) dhe ekspozimi ndaj barit  antipsikotik ishin faktorët që rritën rrezikun e zhvillimit të diabetit tip II, ndërsa lloji i diagnozës psikiatrike nuk ishte e lidhur, sipas studiuesve, me zhvillimin e patologjisë.
Në përgjithësi, këto të dhëna ngrenë shqetësime të mëtejshme në lidhje me përdorimin e shpeshtë të barnave antipsikotike për çrregullimet  jo - psikotike jashtë të dhënave të regjistruara, si në shqetësimet shkatërruese të sjelljes, të cilat së pari duhet të trajtohen me opsione jo -farmakologjike. Ndër të tjera, monitorimi kardiometabolik i rregullt që përfshin gliceminë esëll dhe testin e hemoglobinës A1C, duhet të jenë pjesë përbërëse e përshkrimit të antipsikotikëve tek fëmijët dhe adoleshentët.

Dr.Nielsen pohoi se "Përdorimi i trajtimit me barna antipsikotike mund të jetë i nevojshëm për disa çrregullime psikiatrike diagnostikuar tek fëmijët dhe adoleshentët. Ky studim nënvizon rëndësinë për të ndjekur udhëzimet aktuale sipas të cilave këto barna duhet të përdoren vetëm tek fëmijët dhe adoleshentët vetëm pasi janë përdorur mundësitë e tjera më të sigurta dhe të bazuara në fakte ".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC