Ushqyerje

qer232022

Një dietë e pasur me fibra dietike mund të reduktojë rrezikun e zhvillimit të demencës

Një studim i publikuar në Nutrition Neuroscience tregon se një dietë e pasur me fibra dietike lidhet me një rrezik të reduktuar të zhvillimit të demencës.
Duke u nisur nga rezultatet e disa kërkimeve të fundit që kanë sugjeruar se fibrat dietike mund të luajnë një rol parandalues në zhvillimin e dëmtimit konjitiv, një grup studiuesish japonezë të koordinuar nga Kazumasa Yamagishi, profesor i mjekësisë në Universitetin Tsukuba, analizuan të dhënat e mbledhura nga mijëra të rritur në Japoni në një studim të madh të nisur në vitet 1980.
Pjesëmarrësit, përgjithësisht të shëndetshëm ndërmjet moshës 40-64 vjeç, pas përfundimit të sondazheve që vlerësonin marrjen e tyre dietike në periudhën 1985-1999 u ndoqën nga viti 1999 deri në 2020, duke vëzhguar, ndër të tjera, zhvillimin e mundshëm të një demence që kërkon trajtim. Hapi tjetër ishte ndarja e të dhënave për një total prej 3739 të rriturve në katër grupe bazuar në sasinë e fibrave në dietë. Rezultatet? Grupet që konsumonuan nivele më të larta të fibrave kishin një rrezik më të ulët të demencës, me një korrelacion veçanërisht të fortë për fibrat e tretshme, të gjetura në tërshërë dhe bishtajore, krahasuar me të patretshmet që gjenden në drithëra dhe perime.

"Një shpjegim i mundshëm i mekanizmave që qëndrojnë në themel të lidhjes, i panjohur për momentin, është se fibrat e tretshme rregullojnë përbërjen e baktereve intestinale, të afta nga ana tjetër të ndërmjetësojnë gjendjen neuroinflamatore që luan një rol në zhvillimin e demencës, një sëmundje shkatërruese që zakonisht kërkon kujdes afatgjatë", thotë Yamagishi. "Është gjithashtu e mundur që fibrat dietike të mund të zvogëlojnë faktorë të tjerë rreziku për demencën, si pesha trupore, presioni i gjakut si dhe nivelet e lipideve dhe glukozës. Dhe duke qenë se hulumtimi mbi këtë temë është ende në fazën fillestare, ne kemi nevojë para së gjithash për studime të mëtejshme që konfirmojnë lidhjen edhe në popullata të tjera", përfundon studiuesi.

 

Nutritional Neuroscience 2022. Doi: 10.1080/1028415X.2022.2027592
http://doi.org/10.1080/1028415X.2022.2027592


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC