Ushqyerje

gus302019

Dieta e shëndetshme bimore dhe sidomos bishtajoret, ruajnë shëndetin e veshkave

Sipas një studimi të botuar në "Clinical Journal of the American Society of Nephrology", ndjekja e një diete të pasur me fruta, perime, drithëra dhe arra mund të ulë rrezikun e zhvillimit të nefropative kronike dhe të ngadalësojë rënien e funksionit renal.
"Kemi zbuluar se njerëzit me aderim më të madh ndaj një diete të shëndetshme me bazë bimore, kanë patur një rrezik 14% më të ulët për zhvillimin e sëmundjes renale kronike", shpjegon Casey Rebholz (Shkolla e Shëndetit Publik "Johns Hopkins" Blumberg), autore kryesore e studimit.
Studiuesit ekzaminuan lidhjen që ekziston mes dietave të ndryshme me bazë bimore dhe sëmundjes renale kronike, për 20 vjet, në popullatë. Duke përdorur të dhëna nga studimi Rreziku i Aterosklerozës në Komunitete (ARIC), ata identifikuan 14.686 të moshuar të racës së zezë dhe të bardhë, të moshës së mesme, pa sëmundje renale, të cilëve iu dhanë pyetësorë për të vlerësuar regjimin e zakonshëm ushqimor dhe pijet. Bazuar në përgjigjet e dhëna në pyetësor, studiuesit ndërtuan për dietën bimore një indeks dietik të përgjithshëm, një indeks dietik të shëndetshëm, një indeks dietik më pak të shëndetshëm dhe një indeks dietik pro-vegjetarian.

Gjatë një ndjekjeje mesatare prej 24 vjetësh, janë verifikuar 4,343 incidente të sëmundjes renale kronike. Në një model analize të përshtatur sipas statusit socio-ekonomik dhe sjelljeve shëndetësore, njerëzit në kuintilin më të lartë për aderimin në një dietë të shëndetshme me bazë bimore, treguan një rrezik 14% më të ulët për sëmundje të veshkave dhe ata në kuintilin më të lartë për aderimin në një regjim pro-vegjetarian, një rrezik 10% më të ulët, në krahasim me ata të pozicionuar në kuintilin më të ulët.
Ata që ndoqën një dietë më pak të shëndetshme me bazë bimore dhe u pozicionuan në kuintilin më të lartë, kishin rrezik më të madh se 11% për sëmundje të veshkave. Studiuesit shtuan se rritja e konsumit të bishtajoreve ishte e lidhur me rrezik më të ulët për sëmundje renale kronike, ndërsa konsumimi i mishrave apo i pijeve të ëmbla, ishte i lidhur me një rrezik të lartë.

"Për të kufizuar rrezikun e sëmundjeve renale, duket e rëndësishme zgjedhja e opsioneve të shëndetshme për ushqime me origjinë bimore, përfshirë frutat, perimet, drithërat, arrat dhe bishtajoret", përfundojnë autorët.


Clin J Am Soc Nephrol. 2019. doi: 10.2215/CJN.12391018
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31023928


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC