Ushqyerje

shk202019

Zëvendësimi i dietës me vakte të tjera, mënyrë e sigurt dhe efikase për të rënë në peshë

Zëvendësimi i ushqimit me një dietë bazë ad hoc me supë, pure perimesh/zarzavatesh dhe drithëra dietike të përpunuara në formë shufrash (energetic bars) duket se është një mënyrë e sigurt dhe efikase për të trajtuar obezitetin edhe në fushën e kurave primare, të paktën sipas asaj që nxjerr si përfundim një studim i firmosur nga Susan Jebb dhe kolegët e saj të Universitetit të Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në testin e kontrolluar dhe me përzgjedhje rastësore kanë marrë pjesë 278 adultë obezë ose mbipeshë, të motivuar për t'u dobësuar, që kanë nisur një program zëvendësimi total të dietës me ushqime që kanë përmbajtje të ulët energjetike për 24 javë. Krahasimi është bërë me menaxhimin standard të peshës nën kujdesin e mjekut të përgjithshëm, përfshi këshillat dhe mbështetjen për të rënë në peshë, të ofruara nga një infermiere e ambulancës (grupi i kontrollit).

Pjesëmarrësve në programin e zëvendësimit total të dietës iu është kërkuar që të reduktojnë raportin energjetik në 810 kalori në ditë, duke zëvendësuar ushqimin me supë, pure dhe drithëra të formuluara posaçërisht, të cilave u është shtuar qumështi, uji dhe fibrat. Këto produkte zëvendësuese të dietës, të projektuara për të qenë të plota nga pikëpamja nutricionale dhe që janë administruar për tetë javë, janë pasuar nga rifutja graduale e ushqimit konvencional për katër javë të tjera dhe më pas, janë ndjekur nga dieta e balancuar.

Gjatë periudhës së studimit, pjesëmarrësit kanë takuar rregullisht një konsulent të kualifikuar për të zhvilluar teknikat që do t'i ndihmonin të ndiqnin dietën dhe më pas të ruanin humbjen e peshës. Pas 12 muajsh, grupi i studimit kishte humbur mesatarisht 10,7 kg, pra, 7,2 kg më shumë në krahasim me individët në grupin e kontrollit që janë menaxhuar në mënyrë konvencionale nga diabetologu.

Jebb-i përfundon: "Në të shkuarën, kishim frikë se periudha e shkurtër e rënies së shpejtë në peshë mund të çojë në rifitimin e shpejtë të saj, por ky studim i financuar nga Cambridge Weight Plan Ltd dhe nga Instituti Kombëtar për Kërkime Shëndetësore, tregon që nëntë muaj pas fazës intensive të humbjes së peshës, pjesëmarrësit kanë humbur më shumë se trefishin e peshës në krahasim me personat që kanë ndjekur një program konvencional dobësimi."


BMJ. 2018. doi: 10.1136/bmj.k3760
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30257983


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC