Ushqyerje

jan312019

Ushqyerja klinike, duhet parë edhe si trajtim terapeutik

Cilësia e dietës së të sëmurët vazhdon të neglizhohet si trajtim terapeutik për sëmundjet kronike. Të dhënat që përshkruajnë riskun e kequshqyerjes në Evropë janë shqetësuese: 33 milionë adultë janë në risk për të shtuar shpenzime të përziera në shërbimet shëndetësore, me më shumë se 170 miliardë euro. Të dhënat në Itali, flasin për 700 mijë adultë në risk.

Shoqata Italiane e Ushqyerjes Klinike dhe Metabolizmit (SINuC) ka nisur dhjetorin e kaluar forumin e parë italian mbi ushqyerjen klinike, me objektivin e hartimit të një dokumenti konsensusi ndërmjet të gjithë protagonistëve të sektorit: pacientë, ekspertë, klinicistë, politikanë dhe media. Projekti, i emërtuar NUTRENDO® dëshiron të integrojë njohuritë, t'u përgjigjet nevojave të pacientit duke zhvilluar dhe duke bërë të njohura strategjitë efikase, edhe me qëllim që të zvogëlohet impakti ekonomik i trajtimeve që janë pasojë mjekësore dhe sociale e kequshqyerjes.

"Duke marrë parasysh që praktikisht, çdokush sëmuret gjatë jetës, ushqyerja klinike bëhet jashtëzakonisht e rëndësishme, për më tepër nëse njeriu duhet të bashkëjetojë me një patologji", deklaron Maurizio Muscaritoli, President i SINuC-ut.

"Forumi do të përmbyllet me formulimin e një dokumenti konsensusi që mund të përdoret nga profesionistët e fushës." Kequshqyerja rrit riskun e sepsisit, infeksioneve ose insuficiencës së organit për 60% të pacientëve të hospitalizuar, me një rritje të konsiderueshme të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së evitueshme. Te pacienti i prekur nga neoplazia, për shembull, humbja e peshës lidhet me zvogëlim të mbijetesës, një përgjigje të dobët dhe/ose tolerancë ndaj trajtimeve radioterapeutike dhe kimioterapeutike, me një cilësi të reduktuar jetese, incidencë më të lartë dhe shtim të kohëzgjatjes së hospitalizimit. Është vlerësuar që 20-30% e tyre vdes nga efektet e kequshqyerjes. "Studimet kanë treguar se 1 nga 5 pacientë onkologjikë humbet jetën për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm ose të papërshtatshëm me nutrientë. Ndërsa sipas të dhënave të Ministrisë Italiane të Shëndetësisë, është kequshqyer 20% e rezidentëve të qendrave shëndetësore të ndihmës RSA, 40% e individëve të hospitalizuar dhe 70% e të shtruarve në repartet e kujdesit afatgjatë", nënvizon Muscaritoli. Edhe studimet barna-ekonomi kanë treguar se njohja dhe trajtimi në mënyrë të përshtatshme i kequshqyerjes, redukton dukshëm kostot shëndetësore.

 

Francesca De Vecchi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC