Ushqyerje

jan312018

Fëmijët alergjikë nga ushqimet. Omalizumab-i neutralizon ndjeshmërinë ushqimore

Neutralizimi i ndjeshmërisë ndaj ushqimeve, falë marrjes së omalizumab-it, ka patur një efekt të dukshëm te fëmijët me alergji ushqimore multiple. Rreth një e treta e njerëzve që vuajnë nga alergjitë ushqimore janë alergjikë nga më shumë se një ushqim, gjë që shton mundësitë e ekspozimit aksidentalisht ndaj alergjisë dhe anafilaksisë, që mund të jetë edhe fatale.

Omalizumab-i është një antitrup monoklonal rikombinant i humanizuar që lidhet me IgE-në, duke penguar lidhjen me receptorët në qelizat mastocite dhe bazofile.  Komplekset IgE-omalizumab të krijuara në këtë mënyrë, hiqen nga fagocitoza, ndërsa përqendrimet e serumit të IgE-së së lirë reduktohen deri në 95-99% disa ditë pas marrjes.

"Ne mendojmë se modulet e omalizumab-it, duke reduktuar përgjigjen imunitare ndaj ushqimeve, u japin mundësi subjekteve polialergjike që të fillojnë desensibilizimin ushqimor, një procedurë që sjell futjen e sasive graduale të ushqimit shkaktar në dietë, duke u përpjekur për të krijuar tolerancën", shpjegon Sharon Chinthrajah-u, Qendra e Kërkimeve për Alergjinë dhe Astmën në Universitetin e Stanfordit. Chinthrajah-u dhe kolegët kanë përzgjedhur 48 fëmijë 4-15 vjeç, me dy ose më shumë alergji ushqimore dhe në bazë të një përzgjedhjeje rastësore, u kanë dhënë omalizumab (36 pacientë) ose placebo (12 pacientë) për 16 javë. Tetë javë pas nisjes së trajtimit ka nisur edhe desensibilizimi, duke futur në dietë 2-5 ushqime me sasi të rritura gradualisht.

Në përfundim të studimit, autorët kanë zbuluar se 80% e fëmijëve të grupit që kishin marrë omalizumab, përkundër 33 për qind të grupit të kontrollit, ishin në gjendje të merrnin proteina shkaktare nga të paktën dy ushqime, pa zhvilluar asnjë reaksion alergjik. Në një editorial, Lars Poulsen-i (Spitali Universitar në Kopenagen) shkruan:
"Studimi propozon një mundësi interesante terapeutike për pacientët e prekur më rëndë dhe që është e vështirë të trajtohen. Alergjitë ushqimore janë një epidemi e rëndë dhe mbizotëruese më së shumti te fëmijët".

 

The Lancet Gastroenterology & Hepatology Published: December 11, 2017
http://dx.doi.org/10.1016/S2468-1253(17)30392-8

The Lancet Gastroenterology & Hepatology Published: December 11, 2017
http://dx.doi.org/10.1016/S2468-1253(17)30391-6


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC