Ushqyerje

dhj32014

Dieta 5:2 redukton riskun e zhvillimit të kancerit në gji

 Michelle Harvie, dietologe britanike, njëkohësisht drejtuese e shoqatës ''Genesis breast cancer prevention'', u nis nga studimet e saj për të zhvilluar një regjim ushqimor të ndërtuar në dy ditë të njëpasnjëshme me ushqim hipokalorik dhe 5 ditë të tjera me një dietë e shëndetshme mesdhetare. Studimet ajo i përmblodhi më pas edhe në librin ''Dieta e dy ditëve''. Sipas Harvie-t dieta parashikon ngrënien e një sasie të vogël ushqimi për dy ditë në javë, duke pakësuar kështu nivelet e insulinës dhe leptinës, hormone që favorizojnë kancerin e gjirit. Dhe jo vetëm, ky lloj regjimi ushqimor ndihmon në djegien e yndyrnave që e bllokojnë mëlçinë dhe në reduktimin e sëmundjeve kardiake, iktusit, diabetit, demencës etj. Harvie gjithashtu specifikoi se periudhat e mos-ngrënies ose e ngadalësimit të marrjes së ushqimit, iu japin qelizave kohën për t'u mbrojtur nga dëmet që i paraprijnë zakonisht sëmundjeve kardiake dhe tumoreve.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC