Shëndetësi

shk132024

Dita e Pacientit. Marrëdhënia me farmacistin është një vlerë që i shtohet terapisë

Me rastin e Ditës XXXII Botërore të të Sëmurit, Federata e Urdhrit të Farmacistëve Italianë (FOFI) shpreh afërsinë e të gjithë kategorisë së individëve që vuajnë nga ndonjë sëmundje.

Në 11 shkurt u festua Dita Botërore e të Sëmurit dhe farmacistët theksojnë rëndësinë e marrëdhënies së besimit që krijohet me pacientët. "Ajo është një vlerë që i shtohet terapisë", rikujton Andrea Mandelli, president i Federatës së Urdhrit të Farmacistëve Italianë (FOFI). Federata shpreh afërsinë e të gjithë kategorisë së individëve të prekur nga ndonjë sëmundje dhe të familjarëve të tyre, duke theksuar vlerën e marrëdhënies terapi-besim, që lidh farmacistët me pacientët dhe me komunitetet, në koherencë me temën e ditës këtë vit: "Shëroni të sëmurin duke shëruar marrëdhëniet".

Marrëdhënia farmacist-pacient me në qendër pacientin
"Njohja dhe marrëdhënia janë bazat e punës sonë të përditshme prej farmacistësh në të gjitha fushat që ne ushtrojmë profesionin, në territor, në spital, në sektorët e kërkimit dhe të industrisë, për të garantuar terapi cilësore dhe asistencën më të mirë të mundshme për pacientët. Qendërzimi i pacientit dhe i nevojave të tij nënkupton ushtrimin e dëgjimit aktiv, orientimin gjatë terapisë dhe informimin e tij mbi terapitë për ta bërë më të ndërgjegjshëm dhe aderues ndaj trajtimeve.  Pikërisht në këto veprime shprehet ndjenja e thellë e të qenit në shërbim të shëndetit të individëve, në të gjitha ambientet e shërbimit shëndetësor, ku ne jemi të pranishëm, duke ofruar kompetencat tona humane dhe profesionale dhe duke punuar në sinergji të ngushtë me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor", deklaron Mandelli.

"Kjo ditë nxit një moment reflektimi mbi sfidat me të cilat pacientët dhe familjet e tyre përballen çdo ditë dhe mbi përgjigjet që duhet t'u japë sistemi shëndetësor qytetarëve për të mbrojtur një vlerë thelbësore si shëndeti, objektiv për të cilin pacientët janë gjithmonë në krye, pasi asnjë pacient nuk lihet vetëm", përfundon presidenti.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC