Shëndetësi

jan272022

Kanabisi, si alternativë për trajtimin e epilepsisë së rëndë të fëmijërisë

Te 10 fëmijë me epilepsi të rëndë në Britaninë e Madhe, trajtimi me kanabis reduktoi me 86% frekuencën mujore të krizave. Siç u raportua në BMJ Pediatrics Open, fëmijët nuk kishin përfituar nga barnat konvencionale dhe 2 prej tyre nuk i ishin përgjigjur as një trajtimi me një përbërës të kanabisit, kanabidiol dhe në veçanti një vaj kanabidioli, tashmë të autorizuar për fëmijët me këtë patologji. Ky studim, sipas autorëve, vendos mbi përdorueshmërinë e kanabisit (si një bimë e tërë) si medikament efektiv dhe i toleruar mirë te këta pacientë.

Siç shpjegohet në artikull, dëshmitë anekdotike mbi dobinë e kanabisit në trajtimin e epilepsisë së fëmijërisë datojnë që në vitet 1800. Pas ndalimit të kërkimit në terren për shkak të një ligji të vitit 1971 që e bënte përdorimin e kanabisit të paligjshëm në Britaninë e Madhe, bima u rifut në Farmakopenë Britanike në vitin 2018, si bar për trajtimin e epilepsisë së rëndë te fëmijët, falë disa prindërve, fëmijët e të cilëve i ishin përgjigjur trajtimit me ekstrakte të plota kanabisi, por te të cilët barnat klasike dhe kanabidioli kishin dështuar.

10 fëmijët nga 1 deri në 13 vjeç (mosha mesatare 6.2), u rekrutuan nga 2 organizata bamirëse, kishin lloje të ndryshme të etiologjisë së epilepsisë dhe 3 prej tyre kishin sëmundje të shumta shoqëruese. Ata morën mesatarisht 7 barna konvencionale antiepileptike, por pas fillimit të trajtimit me kanabis, kjo mesatare ra në 1. U vu re se 7 pacientë e ndërprenë plotësisht marrjen e barnave të tjera. Frekuenca mujore e krizave epileptike u reduktua me 86% te të gjithë pacientët. Edhe pse analizat kimike mbi produktet e kanabisit janë në zhvillim e sipër, studiuesit llogaritën që dozat mesatare ditore të tetrahidrokanabinolit dhe kanabidiolit të jenë përkatësisht 5.15 mg dhe 171.8. Vetëm një fëmijë e mori trajtimin si përshkrim në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar.

Për të tjerët, kostoja mesatare mujore ishte 874 sterlina. Siç u raportua nga të afërmit dhe kujdestarët, të cilët raportuan lodhjen si një efekt anësor të vogël, te fëmijët u vunë re edhe përmirësime të tjera në lidhje me gjumin, ushqimin, sjelljen dhe aftësitë konjitive. Studiuesit pranojnë kufizimet e ndryshme të kërkimit dhe theksojnë nevojën për studime të mëtejshme që synojnë të kuptojnë disa mekanizma. Megjithatë, ata besojnë se gjetjet ofrojnë prova që kanabisi mund të futet në udhëzimet e përshkrimit të Institutit Kombëtar (National Institute for Clinical and Healthcare Excellence), gjë që do të sillte përfitime për familjet edhe në nivelin ekonomik.

 

BMJ Paediatrics Open 2021. Doi: 10.1136/bmjpo-2021-001234
http://dx.doi.org/10.1136/bmjpo-2021-001234


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC