Farmaci

pri232018

Kanabisi terapeutik. FDA-ja aprovon të parin bar për epilepsinë te fëmijët

Bari do të përdoret te fëmijët e vegjël, 2 ose më shumë vjeç dhe përftohet nga një procedurë e purifikimit të kanabisit...

 

Jemi shumë afër aprovimit për herë të parë të një bari që ka në bazë të tij një substancë të marijuanës, kanabidiolin (CBD), i cili mund të përdoret për fëmijët me kriza të rënda epileptike. Komiteti i ekspertëve të FDA-së ka mbështetur hedhjen në treg të përbërjes, specifikisht dhe ekskluzivisht për trajtimin e patologjive të rralla të epilepsisë së fëmijërisë: Sindroma Lennox-Gastaut dhe Dravet, që nuk u përgjigjen terapive të tjera.

Bari është për pacientët e vegjël, nga 2 vjeç e lart. Ai quhet Epidolex, rekomandohet nga ekspertët në SHBA dhe do të prodhohet nga një ndërmarrje britanike: GW Pharmaceuticals - me një procedurë të purifikimit të kanabisit. Ndërmarrja i ka paraqitur FDA-së, rezultatet e tre testeve të ndryshme të produktit.

"Rezultatet e këtyre testeve, japin prova të mjaftueshme mbi efikasitetin e kanabiolit në trajtimin e krizave epileptike shpërthyese në dy sindromat: Dravet e Lennox-Gstaut", thuhet në deklaratën e FDA-së.

"Rreziqet e lidhura me përdorimin e produktit janë të pranueshme, edhe duke marrë parasysh efektet e dy sëmundjeve që vënë në rrezik jetën e pacientëve".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC