Shëndetësi

maj262020

Covid-19 në Shqipëri. Silva Bino: Mund ta kemi më të vështirë në tetor

Shqipëria po kalon një situatë të lehtë përsa i përket epidemisë së Covid-19, pasi është një situatë e menaxhueshme dhe pjesa më e madhe e të sëmurëve kanë qenë asimptomatikë. Çdo ditë ka raste të reja të prekura nga Covid-19, por shumica janë kontakte të rasteve të mëparshme dhe shumë pak janë vatra të reja. Kjo e bën më të lehtë menaxhimin e situatës, shprehet për Doktor33 shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, dr. Silva Bino.

Sipas saj, ka një rënie të transmetueshmërisë së coronavirusit, por ndërkohë ne duhet të monitorojmë se si do të sillet virusi këto dy apo tre muajt e ardhshëm në kontinentet e tjera, të cilat tanimë ndodhen në stinën e ftohtë.

"Po mbajmë në survejancë rastet me Covid-19 këtu, por po ndjekim në vazhdimësi edhe ecurinë apo sjelljen e virusit gjatë këtyre muajve në kontinentet ku tani është ftohtë, në mënyrë që të kemi eksperiencë në tetor apo nëntor, kur situatën mund ta kemi më të vështirë. Mund të kthehet virusi i Covid-19, por kemi edhe virusin e gripit dhe të dy bashkë e komplikojnë situatën", u shpreh dr. Bino për Doktor33.

Në fakt, një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kur është shprehur se Evropa nuk duhet të qetësohet plotësisht, se Covid-19 po largohet. Sipas OBSH-së, virusi thjesht ka pësuar një rënie të transmetueshmërisë, por do të rikthehet në vjeshtë dhe sistemet shëndetësore duhet të jenë të përgatitura tashmë edhe nga eksperienca që kaluan.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC