Shëndetësi

maj22024

Akselerometrat që vishen, për studimin e impulsivitetit te fëmijët. Ja, si funksionojnë.

Sjellja impulsive dhe vështirësitë në vëmendje te fëmijët në moshë parashkollore mund të vlerësohen me ndihmën e akselerometrave, sipas një studimi të publikuar në revistën Child Development.

Autorët e studimit mblodhën të dhënat e raportuara nga mësuesit, që lidheshin me 2.7 milionë vëzhgime të lëvizjeve të fëmijëve gjatë aktiviteteve shkollore, duke vërejtur një lidhje të fortë ndërmjet përshpejtimit tipik të fëmijëve dhe një aftësie më të ulët për kontroll frenues dhe vëmendje. Duke përdorur intensitetin e lëvizjes si një përfaqësues të impulsivitetit, është vërejtur se fëmijët e ndryshojnë sjelljen e tyre gjatë fazave të ndryshme të ditës akademike dhe se impulsiviteti i tyre priret të rritet në mënyrë progresive gjatë javës.

Mostra e studimit përfshinte 62 fëmijë, mesatarisht në moshën 4.5 vjeçare, nga të cilët 54% janë meshkuj. Akselerometrat kanë regjistruar lëvizje të cilat, të analizuara nëpërmjet teknikave të machine learning, kanë zbuluar modelet specifike të sjelljes, që lidhen me impulsivitetin dhe mungesën  e vëmendjes.

"Studimi ynë ka treguar se teknologjia 'që vishet' mund të automatizojë identifikimin e sjelljeve impulsive dhe të shkujdesura, duke lehtësuar kryerjen e sondazheve mbi rregullimin automatik të fëmijës. Gjithashtu, kemi demonstruar se veprimet e lëvizjes së fëmijës, zbulojnë procese mendore që nuk vëzhgohen në mënyrë të drejtpërdrejtë", përfundon një nga autorët e studimit, Elizabeth Gersho.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC