Shëndetësi

maj142024

Dhimbja kronike. Epidemiologjia dhe ndikimi në cilësinë e jetës

Dhimbja është një simptomë që ndikon shumë negativisht në cilësinë e jetës së individëve. Ja, përse është e rëndësishme që pacienti të diagnostikohet dhe trajtohet shpejt dhe në mënyrën e duhur.

Epidemiologjia e dhimbjes kronike
Në bazë të një raporti mbi dhimbjen kronike të publikuar nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë (ILSH), të kryer mbi 40.000 vetë, rezultoi se në Itali ka më shumë se 10 milionë vetë që vuajnë nga dhimbja kronike, nga të cilët 6 milionë e gjysmë ishin gra. Dhimbja kronike u konstatua në 8% të popullsisë në moshat 18-44 vjeç, në 21.3% vetë të moshave 45-54 vjeç, 35% në ata të moshave 65-74 vjeç dhe deri në 50% e individëve mbi 80 vjeç.

Ndër shkaqet e dhimbjes kronike janë: një sëmundje parësore, e diagnostikuar më parë në 52% të rasteve, një traumë në 21% të rasteve, një ndërhyrje kirurgjikale në 7%, një tumor në 3%. Megjithatë, vlerësohet se 13% e individëve me dhimbje kronike nuk janë të diagnostikuar me asnjë sëmundje tjetër dhe raportojnë intensitet të lartë-shumë të lartë dhimbjeje në 23% të rasteve. Përsa u përket çrregullimeve kronike të lidhura me dhimbjen, 13% paraqesin simptoma depresive mesatare-të rënda, krahasuar me më pak se 2% të popullsisë që nuk raportuan dhimbje.

Përkufizimi i dhimbjes dhe tipologjitë e saj
Sipas Shoqatës Ndërkombëtare për Studimin e Dhimbjes (IASP), dhimbja është "një përvojë e pakëndshme shqisore dhe emocionale, e shkaktuar ose jo nga një dëmtim aktual, apo i mundshëm i indeve". Pra, dhimbja është rezultat i një sërë ndërveprimesh midis sistemit nervor, reagimeve metabolike dhe atyre imunologjike, duke shfaqur karakteristika specifike te çdo person.

Klasifikimi i dhimbjes bazohet në tre aspekte: origjinë, intensitet dhe kohëzgjatje, ndërmjet akutes dhe kronikes. Në bazë të origjinës identifikohen tre lloje dhimbjesh: dhimbja nociceptive mekanike strukturore, dhimbja nociceptive inflamatore dhe dhimbja neuropatike. Dhimbja nociceptive, si mekanike, ashtu edhe inflamatore, vjen si pasojë e një nxitjeje periferike të receptorëve të dhimbjes, të cilët e dërgojnë stimulin në tru përmes fibrave nervore. Dhimbja neuropatike, është pasojë e një dëmtimi të drejtpërdrejtë të nervave periferikë ose të SNQ-së. OBSH njeh tre nivele dhimbjesh: të lehta 1-3, mesatare 4-6, të ashpra ose të rënda 7-10.

Bazat fiziologjike të dhimbjes kronike
Dhimbja kronike zgjat për më shumë se 3 muaj dhe me kohën, mund të bëhet e pavarur nga origjina që e ka shkaktuar, aq sa kthehet vetë në sëmundje. Në fakt, nëse dhimbja akute nuk trajtohet siç duhet, bëhet persistente dhe në disa raste mund të kthehet në kronike.

Dhimbja nociceptive, sidomos ajo mekanike strukturore, rrjedh nga receptorët e dhimbjes, të cilët i nënshtrohen stimujve me intensitet të lartë, si p.sh. në rastin e artikulacioneve shumë të prekura. Në fakt, dhimbja inflamatore shkaktohet nga një ndjeshmëri e receptorëve nga ana e ndërmjetësuesve të inflamacionit, që reagojnë ndaj stimujve me intensitet të ulët, apo në mungesë të tyre. Ky stimulim i vazhdueshëm shkakton ndjeshmëri të neuroneve të shtyllës kurrizore, e cila zhvillohet me një rritje të zonës së dhimbjes periferike, me humbje të aftësisë së dallimit të dhimbjes në të njëjtën zonë dhe një rritje të ndjeshmërisë së zonës së prekur nga dhimbja.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC