Shëndetësi

mar32020

Coronavirus. Zbulohet proteina e synuar për barnat e reja. Studimi në SHBA

Një objektiv i mundshëm për barnat e reja ad hoc është identifikuar në një proteinë të coronavirusit të ri, siç ka shpjeguar një ekip kërkuesish amerikanë. Proteina e sapohartuar quhet Nsp15, ruhet mes coronaviruseve dhe është thelbësore në ciklin e tyre të jetës dhe të virulencës, ka thënë Andrzej Joachimiak, profesor i Universitetit të Çikagos, në një deklaratë të shpërndarë nga Universiteti Veriperëndimor.

Pas hartimit të një strukture proteinike 3D të Nsp15 nga coronavirusi i ri, studiuesit nga disa universitete amerikane kanë zbuluar se disa barna të prodhuara më parë për të trajtuar Sarsin, mund të "ripeshkohen" dhe të shfrytëzohen kundër Covid-19. Studimet e mëparshme të kryera pikërisht në mikroorganizmin e Sarsit, në të vërtetë, kanë zbuluar se frenimi i Nsp15 mund të ngadalësojë replikimin viral.

"Proteina Nsp15 është studiuar te Sarsi si objektiv për zhvillimin e barnave të reja, por kjo punë nuk ka shkuar asnjëherë shumë larg, duke qenë se epidemia e Sarsit u zhduk dhe zhvillimi i të gjitha barnave të reja është ndërprerë. Disa inhibitorë ishin identifikuar, por nuk janë shndërruar kurrë në barna. Pikërisht inhibitorët e zhvilluar për Sarsin, tani mund të testohen kundër kësaj proteine", ka konfirmuar Karla Satchell, profesoreshë e Mikrobiologji-Imunologjisë pranë këtij universiteti.
Fillimisht mendohej se proteina Nsp15 merrte pjesë drejtpërdrejt në replikimin viral, por kohët e fundit është vënë re se do ta ndihmonte virusin të replikohej, duke ndërvepruar me përgjigjen imunitare të mikpritësit", ka thënë Joachimiak. Zhvillimi i shpejtë i coronavirusit të ri ka ngritur dyshime mbi strategjitë e përshtatura nga ky virus për t'u transmetuar më lehtësisht se Sarsi e Mersi.

"Nëse Sars-CoV-2 është shumë i ngjashëm me virusin e Sarsit, ka ama dallime të vogla, por potencialisht të rëndësishme mes dy viruseve, që ndikojnë në skemat e ndryshme të shpërndarjes dhe të rëndesës së simptomave që e shkaktojnë", ka thënë Adam Godzik, profesor i shkencave biomjekësore të Universitetit të Kalifornisë. Struktura e Nsp15 do të publikohet të mërkurën në Research Collaboratory for Structural Bioinformatics Protein Data Bank, që menaxhon qendrën e të dhënave të SHBA-së për arkivin global të bankës së të dhënave të proteinave.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC