Shëndetësi

gus82019

Migrena dhe rimegepanti. Efikasitet i menjëhershëm në trajtimin akut

Sipas një studimi të publikuar në "Lancet", një dozë e vetme prej 75 mg rimegepant në formë tabletash të tretshme në gojë (orodispersible) ka rezultuar më efikase se placeboja në trajtimin akut të migrenës. "Rimegepanti, një antagonist i receptorit të peptidit, i lidhur me gjenin e kalcitoninës, ka treguar efikasitet në trajtimin akut të migrenës me një formulim standard në tableta.
Ne kemi dashur të shikojmë efikasitetin, sigurinë dhe tolerueshmërinë e formulimit të ri të rimegepantit 75 mg në tableta të tretshme në gojë, duke e krahasuar atë me placebon, në trajtimin akut të migrenës", shpjegon Richard Lipton (Kolegji Mjekësor "Albert Ajnshtajn" në Nju Jork), autor kryesor i studimit. Kërkuesit kanë rekrutuar të rritur 18 ose më shumë vjeç me histori migrene prej të paktën një viti në 69 qendra studimi në SHBA.

Kërkuesit janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë rimegepant (tableta të tretshme në gojë, 75 mg) ose placebo dhe kanë marrë udhëzime për të trajtuar një sulm të vetëm të migrenës me dhimbje të moderuar ose të rëndë. Përzgjedhja është shtresëzuar në bazë të përdorimit ose jo të barnave profilaktike dhe është zhvilluar duke përdorur një sistem përgjigjeje interaktive në një ueb, në të cilin ka patur qasje çdo klinikë. Endpointet e marra në konsideratë ishin çlirimi nga dhimbja dhe çlirimi nga simptoma më e bezdisshme dy orë pas marrjes.
1.466 pjesëmarrës janë caktuar në mënyrë të rastësishme në grupet rimegepant (732 vetë) apo placebo (734 vetë), 1.375 kanë marrë trajtimin me rimegepant (682 vetë) apo placebo (693 vetë) dhe 1.351 janë vlerësuar për efikasitetin (rimegepant: 669 vetë; placebo: 682 vetë). Dy orë pas dozës, rimegepanti i tretshëm në gojë është shfaqur superior ndaj placebos sa i përket çlirimit nga dhimbja (21% krahasuar me 11%) dhe çlirimit nga simptoma më e bezdisshme (35 %, krahasuar me 27%).

Efektet e padëshiruara më të zakonshme kanë qenë: nauzea (rimegepant: 11 vetë, placebo: 3 vetë) dhe infeksioni i traktit urinar (rimegepant: 10 vetë, placebo: 4 vetë). Një rast i transaminazave tre herë më të larta se kufiri i sipërm i normës, është verifikuar si në grupin placebo, ashtu edhe në atë të trajtimit dhe asnjëri nga të dyja rastet, nuk ka rezultuar i lidhur me barnat. Pjesëmarrësit e trajtuar nuk kanë raportuar efekte të padëshiruara të rënda dhe, në përgjithësi, tolerueshmëria ka rezultuar e ngjashme me atë të placebos.


Lancet 2019. Doi: 10.1016/S0140-6736(19)31606-X
https://doi.org/10.1016/S0140-6736(19)31606-X


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC