Shëndetësi

pri232019

Karcinoma recidivuese e vezoreve. Të dhëna inkurajuese mbi efikasitetin e një klase të re barnash

Një klasë e re barnash, të ashtuquajturit inhibitorët-PARG, kanë treguar se janë në gjendje të ndalin rritjen e qelizave të kancerit të vezoreve, sipas një studimi të publikuar në revistën "Cancer Cell". Këto barna mund të vrasin qelizat e kancerit ovarian duke shënjestruar disa dobësi në aftësinë e tyre për të kopjuar ADN-në.
Frenuesi PARG PDD00017273, i pari i kësaj klase, u zbulua në një program kërkimor të Universitetit të Mançesterit, në Mbretërinë e Bashkuar, në bashkëpunim me IDEAYA Biosciences, Inc., një kompani bioteknologjike e fokusuar tek onkologjia dhe e angazhuar në zbulimin e barnave novatore. Këto rezultate janë premtuese për pacientet e diagnostikuara me kancer ovarian, lloji i gjashtë më i zakonshëm i kancerit të grave në Mbretërinë e Bashkuar, që shkakton më shumë se 4,000 vdekje çdo vit.

"Për fat të keq, te shumica e grave të diagnostikuara me kancer ovarian, kanceri tenton të përsëritet 12 deri në 18 muaj pas trajtimit të parë, kështu që ekziston një nevojë urgjente e zhvillimit të terapive të reja për të trajtuar këtë sëmundje", thotë Stephen Taylor (Universiteti i Mançesterit), autori kryesor i studimit. Studiuesit kanë bërë një skrinim të qelizave të kancerit ovarian për gjene specifike, për të kuptuar se cili prej tyre, pasi është eliminuar, mund të përcaktojë ndjeshmërinë ndaj inhibitorëve PARG. Nëpërmjet kësaj pune ata kuptuan se gjenet kyçe që i bënin qelizat e kancerit të ndjeshëm ndaj PDD00017273, ishin ato që qenë të përfshira në replikimin e ADN-së.

"Para se një qelizë të ndahet, ajo duhet të përsërisë ADN-në e saj. Ky proces kritik siguron që sasia e kërkuar e ADN-së të transferohet në qelizat bija. Hulumtimi ynë ka treguar se një defekt i brendshëm në aftësinë e një qelize të kancerit ovarian për të replikuar ADN-në e saj mund të shfrytëzohet nga inhibitori PARG për të vrarë qelizën e kancerit", shpjegon Nisha Pillay, autore kryesore e punës. Ekspertët, gjithashtu, kanë arritur të demonstrojnë se inhibitorët PARG mund të përdoren në kombinim me barna të tjera, të tillë si inhibitorët CHK1 dhe WEE1, për të vrarë qelizat e kancerit ovarian që janë marrë direkt nga mostrat e pacientëve.


Cancer Cell 2019. Doi: 10.1016/j.ccell.2019.02.004
https://www.cell.com/cancer-cell/fulltext/S1535-6108(19)30099-6


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC