Farmaci

tet42019

Olaparibi. Zgjerohet indikacioni për trajtim të karcinomës ovarike BRCA pozitive

Antikancerogjeni i quajtur olaparib ka treguar se vonon rikthimin dhe ul vdekshmërinë te gratë me kancer ovarik BRCA pozitiv. Më parë, olaparibi ishte në dispozicion vetëm për pacientet që i nënshtroheshin operacionit ose trajtoheshin me të paktën tre barna të ndryshme kimioterapie, por në dritën e të dhënave më të fundit, ai mund të administrohet pas një cikli të vetëm të kimioterapisë. Paul Workman, drejtor i përgjithshëm i Institutit të Kërkimeve mbi Kancerin, komenton: "Më në fund, olaparibi do të jetë në dispozicion, falë Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, që nga fazat më të hershme të trajtimit, domethënë, kur përfitimi terapeutik ka të ngjarë të jetë më i madh."

Rekomandimi i ri për përdorimin e hershëm të barit vjen pas një studimi klinik të fazës 3, në zhvillim e sipër, i cili tregon se olaparibi pakëson rrezikun e përparimit dhe vdekshmërisë me 70%, në krahasim me placebon. "60% e pacientëve të trajtuar me olaparib, nuk tregojnë përparim të tumorit pas tre vjetësh, krahasuar me 27% të pacientëve të trajtuar me placebo", shpjegon Susana Banerjee, mjeke onkologe në Institutin e Kërkimeve të Kancerit, bashkautore e studimit, duke e përshkruar antitumorin si një bar të aftë për të modifikuar praktikën klinike.
"Terapia me olaparib hap një epokë të re për gratë me kancer ovarian. Kjo është hera e parë që shohim përmirësime të tilla dramatike në mbijetesën pa përparim. Kjo do të thotë se më shumë gra do të kenë më shumë kohë para se të rikthehen për të bërë kimioterapi, me mundësinë e një mbijetese më të madhe", thotë studiuesja.

Olaparibi, i prodhuar nga AstraZeneca, i përket klasës së barnave inhibitore PARP (poli-ADP ribose polimerase), të quajtur kështu sepse bllokojnë proteinën PARP që riparon ADN-në e dëmtuar në qelizat tumorale, duke shkaktuar vdekjen. "Përveç avantazheve klinike, zgjerimi i indikacionit të përdorimit, do të japë mundësi për të mbledhur prova të reja mbi dobitë afatgjata të barit", përfundon Banerjee.


NICE News
https://www.nice.org.uk/news/article/innovative-treatment-for-gynaecological-cancers-approved-for-cancer-drugs-fund

BBC News
https://www.bbc.com/news/health-49111427


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC