Shëndetësi

sht52018

Artriti reumatoid. Pacientët po bëhen rezistentë ndaj barnave biologjike

Të paktën 6% e pacientëve me artrit reumatoid (AR), që kanë përdorur barna antireumatike që modifikojnë sëmundjen biologjike (bDMARD) gjatë jetës së tyre, paraqesin një formë të patologjisë, e cila është rezistente ndaj një trajtimi të tillë, sipas një studimi të ri të publikuar në "Annals of the Rheumatic Diseases".

"Ky studim i parë kombëtar, ka matur frekuencën e sëmundjes refraktare ndaj bDMARD-ëve te të paktën 6% e pacientëve që kanë ndjekur një terapi me këto barna. Me shtimin e mundësive për zgjedhje ndërmjet bDMARD-ëve, pacientët po i ndryshojnë ato më shpesh, në krahasim me të shkuarën", shpjegon Lianne Kearsley-Fleet (Universiteti i Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar), autore kryesore e studimit.

Kërkuesit, duke përdorur të dhënat e regjistrit të Shoqatës Britanike për Biologjinë Reumatologjike, kanë vlerësuar 13.502 vetë me AR që po nisnin një terapi me frenues të faktorit të nekrozës tumorale në linjën e parë. Ata kanë shqyrtuar motivet për ndërprerjen e trajtimit me bDMARD dhe kanë përdorur regresionin e Cox-it për të analizuar karakteristikat klinike bazë, të lidhura me sëmundjen refraktare. Për studimin, përkufizimi i pacientit refraktar iu referohej individëve që kishin qenë në trajtim me tre klasa të bDMARD-ëve dhe nga pacientët e marrë në konsideratë, 867 (6%) kanë rezultuar refraktarë ndaj bDMARD-ëve, sipas këtij përkufizimi.
Koha mesatare që iu desh këtyre individëve për të arritur te marrja e klasës së tretë të barnave, ishte 8 vjet. Analiza shumë vlerëshe tregoi korrelacion midis paraqitjes së sëmundjes refraktare ndaj bDMARD-ëve dhe nisjes së trajtimit kohët e fundit, të qenit më të rinj, pasja e një kohëzgjatjeje më të shkurtër të sëmundjes, të qenit femra, duke treguar një rezultati më të lartë në pyetësorin e vlerësimit shëndetësor të pacientit, pasja e një rezultati më të lartë në pyetësorin e vlerësimit shëndetësor, të qenët duhanpirës ose i privuar nga gjendja sociale ose obeziteti.

"Për të kuptuar etiologjinë e sëmundjeve refraktare ndaj bDMARD-ëve, do të jenë të nevojshme shqyrtime të mëtejshme. Përqendrimi i burimeve, siç është mbështetja e infermierëve ndaj pacientëve që paraqesin këtë problem, mund t'i ndihmojë ata të arrijnë një gjendje më të qëndrueshme dhe më të kontrolluar të sëmundjes", përfundojnë autorët.

 

Ann Rheum Dis. 2018. doi: 10.1136/annrheumdis-2018-213378
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29980575


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC