Farmaci

gus142019

Statinat, të sigurta dhe efikase te pacientët me artrit reumatoid. Ja, se si...

Rezultatet e një studimi të gjerë klinik, të botuar në "Arthritis & Rheumatology", tregojnë se pacientët me artrit reumatoid, mund të arrijnë të njëjtin nivel të përfitimit nga përdorimi i statinave, në krahasim me popullatat e tjera, pa patur rreziqe shtesë.
"Pacientët me artrit reumatoid rrezikohen nga ngjarjet kardiovaskulare si infarkti dhe iktusi, rreth 50% më shumë se popullsia e përgjithshme. Statinat ndihmojnë në parandalimin e ngjarjeve kardiovaskulare tek individët me rrezik të lartë, por është e paqartë nëse ato janë të sigurta dhe efikase për pacientët me patologji inflamatore, siç është artriti reumatoid. Kjo është arsyeja pse deshëm të thelloheshim në këtë çështje", shpjegon George Kitas (grupi Dudley Trust i Fondacionit NHS), autori kryesor i studimit.

Hulumtuesit kanë përzgjedhur në mënyrë rastësore 3,002 pacientë me moshë më shumë se 50 vjeç, me artrit reumatoid prej më shumë se 10 vjetësh, pa aterosklerozë klinike, diabet ose miopati, për të marrë atorvastatine 40 mg në ditë, ose placebo. Gjatë një ndjekjeje mesatare prej 2.5 vjetësh, 1.6% e pacientëve të trajtuar me atorvastatinë dhe 2.4% e pacientëve të trajtuar me placebo, përjetuan vdekje kardiovaskulare, infarkt, iktus, atak ishemik kalimtar ose rivaskularizim arterial për çfarëdolloj shkaku. Pas rregullimeve për variabla ngatërrues, rreziku i ngjarjeve kardiovaskulare te pacientët që merrin atorvastatine ishte 40% më i ulët, edhe pse diferenca nuk ishte statistikisht e rëndësishme, duke pasur parasysh shkallën e ulët të përgjithshme të ngjarjeve.
Në përfundim të studimit, pacientët që merrnin atorvastatinë, kanë shfaqur vlera më të ulëta të kolesterolit LDL dhe të proteinës C-reaktive sesa pacientët që kanë marrë placebo dhe ngjarjet e padëshirueshme në të dyja grupet, kanë rezultuar të ngjashme.

Sipas autorëve, norma e përgjithshme e ulët e ngjarjeve kardiovaskulare në popullatën e studimit tregon se nuk ka asnjë indikacion për t'ua përshkruar barin pa dallim të gjithë pacientëve me artrit reumatoid, por do të jetë e nevojshme të ndiqen udhëzimet kombëtare ose lokale për menaxhimin e rrezikut kardiovaskular në popullatën e përgjithshme, për të vendosur se kush e ka këtë nevojë. Katherine Liao dhe Daniel Solomon (Shkolla Mjekësore e Harvardit në Boston) theksojnë në një editorial shoqërues se studimi ofron informacion shumë të dobishëm për ata që menaxhojnë artritin reumatoid, por edhe sëmundje të tjera reumatike.


Arthritis Rheumatol. 2019. doi: 10.1002/art.40892
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30983166

Arthritis Rheumatol. 2019. doi: 10.1002/art.40891
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30983150


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC