Shëndetësi

pri202015

Automjekimi dhe farmacistët, aleatë kundër çrregullimeve të lehta të stresit

Për çrregullimet e shkaktuara nga stresi (si dhimbja e stomakut, dhimbjet muskulore, pagjumësia, dhimbja e kokës, herpesi dhe aknet) farmacisti përfaqëson një pikë referimi për pacientin në zgjedhjen e barit për automjekim. Pietro Barbanti, neurolog parësor në Institutin shkencor "San Raffaele Pisana" në Romë thotë se "në rastin e veçantë të dhimbjes së kokës, farmacisti përfaqëson referentin e drejtpërdrejtë për pacientët, shoqatat shkencore dhe kompanitë farmaceutike". Nga një studim për perceptimin e stresit të udhëhequr nga "Human Highway" në një kampion prej 1000 personash të moshës 15-60 vjeç, dhimbja e kokës rezulton si çrregullimi më i përhapuri (me 44%) e më pas vijojnë insomnia (37%), dhimbja e stomakut (35%), dhimbjet muskulore (20%), herpesi në buzë (14%) aknet (9%). "I stresuari ka çdo ditë pak a shumë simptoma të tilla me aktivizimin e sistemit nervor simpatik në mungesë të një shkaku konkret", shpjegon neurologu. "Nëse stresi bëhet kronik fillojnë të shfaqen çrregullimet e vërteta: paaftësi për të lëshuar muskujt, ndjesi të pakëndshme në aparatin tretës, dhimbje koke e rënduar, ethe emocionale, ndjesi lodhjeje dhe pagjumësi". Eksperti shton se stresi "duhet të njihet dhe menaxhohet, mbi të gjitha duke ngadalësuar ritmin e jetës", ndërsa për të lehtësuar çrregullimet e lehta, pacientët mund t'i drejtohen automjekimit të ndërgjegjshëm, pra që i është komunikuar mjekut më parë. Në veçanti nënvizon Barbanti, "pacientët mund t'i drejtohen anti-inflamatorëve të zakonshëm për trajtimin e cefaleas të tipit tensiv dhe migrenës apo melatoninës për të sjellë gjumin nëse nuk arrijnë të 'stakojnë prizën' në mbrëmje. Acidi valerianik, princip aktiv i valerianës, është në gjendje të ushtrojë efekte anksiolitike (kundër ankthit) dhe që mund të përdoret i sigurt edhe te të rinjtë e adoleshentët. Magnezi parandalon eksitimin e tepërt të neuroneve duke rregulluar aktivitetin e glutamatit në receptorin NMDA, i cili ndihmon në kontrollin e ankthit, në përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe parandalimin e migrenës».


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC