Shëndetësi

qer302014

Vetë-mjekimi gjatë pushimeve, Assosalute: këshillohuni me farmacistin

Barnat e vetë-mjekimit janë indikuar për të trajtuar sëmundjet e lehta që mund të shkaktohen gjatë pushimeve, është e dobishme të vihen në valixhe por gjithmonë duke ndjekur ca rregulla të thjeshta: mos u bazoni në fjalët që dëgjoni por pyesni farmacistin, gjithmonë në dispozicionin tuaj edhe në vëndet e pushimit, për këshilla për përdorimin e tyre për një periudhë të kufizuar 3-5 ditore pas të cilave duhet të drejtoheni tek mjeku. Ky është mesazhi nga Assosalute, Shoqata Kombëtare Italiane e Barnave të vetë-mjekimit, për tu sugjeruar atyre që janë duke u nisur me pushime, për ti këshilluar me rregullat për përdorimin e saktë të tyre. Në veçanti rekomandohet të merren në valixhe barna kundër dhimbjeve, anti-inflamatorë, antipiretikë, antistaminikë dhe kortizonikë me fuqi të ulët dhe mesatare, kremra kundër acarimit të lëkurës, dizinfektues për fytin, anti-acidë dhe pro-kinetikë, laksativë, melatoninë dhe produkte të tjera për të luftuar "jet-lag", kundër diarresë. Nuk duhen harruar barnat që merren rregullisht me recetë (për tensionin e lartë të gjakut, zemrën, pilula kontraceptive etj). Komunikimi i shoqatës thekson se "në qoftë se udhëtoni jashtë vendit nuk gjeni gjithmonë të njëjtat barna për vetë-mjekim për të cilat jeni mësuar prandaj është e rëndësishme të dini emrin e përbërësit aktiv për të gjetur një bar të ngjashëm, akoma më mirë do jetë ti keni gjithmonë me vehte ato barna që përdoren zakonisht në rastin e urgjencave të vogla. Përveç kësaj në mesin e rregullave për përdorimin e duhur të vetë-mjekimit kujtoni "kontrolloni me mjekun ose farmacistin nëse bari i zgjedhur mund të merret njëkohësisht me barna të tjera që po marren ose ndoshta në rastin e alergjive" dhe "besoni vetëm tek fjalët e thëna nga profesionisti që i shkruan".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC