Mirëqenie

nën242022

Çrregullimet e ankthit. Ndërgjegjësimi mund të jetë po aq efektiv sa edhe mjekimi

Sipas rezultateve të një studimi të botuar në JAMA Psychiatry, te pacientët me çrregullime ankthi zbatimi i një programi për reduktimin e stresit, i cili ka si bazë ndërgjegjësimin, është po aq efektiv sa përdorimi i escitalopramit, mendikamenti standard për trajtimin e këtij problemi.

Barnat e përshkruara aktualisht për çrregullimet e ankthit mund të jenë shumë efektive, por disa pacientë e kanë të vështirë t'i marrin, nuk arrijnë të përfitojnë prej tyre ose kanë vështirësi në përballimin e efekteve anësore.

"Ndërhyrjet e standardizuara që kanë si bazë ndërgjegjësimin, të tilla si reduktimi i stresit të bazuar në ndërgjegjësim (MBSR), mund të reduktojnë ankthin, por para këtij studimi, këto ndërhyrje nuk ishin krahasuar me efektet e barnave kundër ankthit të njohura si efektive", thotë autorja kryesore e studimit Elizabeth Hoge nga Universiteti i Georgetownit në Uashington, SHBA.

Studiuesit përzgjodhën në mënyrë rastësore 276 pacientë në periudhën qershor 2018-shkurt 2020 nga tre spitale në Boston, New York dhe Washington dhe i randomizuan ata për të marrë MBSR ose escitalopram.

Ndërhyrja MBSR u ofrua tetë herë në javë përmes klasave individuale të cilat zgjatën dy orë e gjysmë, një klase një-ditore në fundjavë, dhe ushtrime të përditshme praktike në shtëpi për 45 minuta. Simptomat e ankthit të pacientëve u vlerësuan në momentin e regjistrimit dhe të përfundimit të ndërhyrjes, si dhe 12 dhe 24 javë pas regjistrimit.

Deri në fund të studimit, 102 pacientë përfunduan ndërhyrjen MBSR dhe 106 përfunduan terapinë. Ekspertët vlerësuan ashpërsinë e simptomave të ankthit duke përdorur një shkallë nga 1 në 7 pikë.

Në të dy grupet u vu re reduktim i simptomave të ankthit, mesatarisht 1.35 pikë për MBSR-në dhe 1.43 pikë për medikamentin, duke zbritur nga rreth 4.5, me një rënie prej rreth 30%. 

Autorët vunë re se ndërsa ndërgjegjësimi funksionon, jo të gjithë janë të gatshëm të investojnë kohë dhe përpjekje për të përfunduar me sukses të gjitha seancat e nevojshme dhe për t'i praktikuar ato rregullisht në shtëpi. Studiuesit kryen një fazë të dytë të studimit gjatë pandemisë që përfshinte kryerjen e trajtimeve përmes videokonferencës në internet dhe që do të jetë fokusi i analizave të ardhshme dhe synojnë të eksplorojnë efektet e MBSR-së mbi gjumin dhe depresionin.

 

JAMA Psychiatry 2022. Doi: 10.1001/jamapsychiatry.2022.3679
http://doi.org/10.1001/jamapsychiatry.2022.3679


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC