Mirëqenie

tet182022

Zbulohet suplementi që mbështet funksionin imunitar dhe mirëqenien e sportistëve

Një studim i ri klinik i publikuar në EC Pharmacology and Toxicology ka arritur ne përfundimin se astaksantina ka një efekt të dobishëm në funksionin imunitar dhe mirëqenien e sportistëve, ul nivelet e kortizolit dhe nxit ndryshime pozitive në mikrobiomën intestinale.

Në studimin aktual, 32 vrapues (50% gra dhe 50% burra) morën 8 mg astaksantinë në ditë ose një placebo për tre javë para dhe për një javë pas një maratonë konkurruese ose gjysmë maratonë. Vrapuesit plotësuan një profil të vlerësimit të gjendjes psikologjike dhe një pyetësor që vlerësonte gjendjen shëndetësore dhe çrregullimet e traktit të sipërm respirator (URTC). Ata gjithashtu dhanë mostra të pështymës dhe jashtëqitjes për të matur ndryshimet në nivelet e kortizolit dhe mikrobiomë.

Astaksantina redukton çrregullimet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe përmirëson gjendjen shpirtërore

Subjektet në grupin eksperimental raportuan më pak URTC dhe një ndjenjë dukshëm më të mirë të mirëqenies së përgjithshme sesa grupi qe mori placebo. Veçanërisht, në grupin e astaksantinës, numri i përgjithshëm i simptomave të URTC-së të raportuara, të tilla si: kolla, dhimbja e fytit dhe ftohja, ishte 78% më i ulët se në grupin e placebos, ndërsa rezultatet globale të humorit u përmirësuan 14% krahasuar me asnjë ndryshim të vërejtur në grupin e trajtuar me placebo.

Ul nivelet e kortizolit dhe rrit e nivelet e Streptococcus thermophilus

Kortizoli, hormoni kryesor i lidhur me stresin, në fund të trajtimit në grupin e astaksantinës e pati një reduktim 25% më të madh se në grupin e placebos. Nuk kishte dallime domethënëse në indekset e përgjithshme të mikrobiomës, megjithatë, kishte një rritje prej 72% të Streptococcus thermophilus në grupin e astaksantinës, duke sugjeruar për autorët rregullim më të mirë të sistemit imunitar.

"Stërvitja e tepërt dihet se shtyp vigjilencën e sistemit imunitar dhe rrit ndjeshmërinë ndaj infeksioneve të traktit të sipërm respirator, dhe se mbingarkesa kronike mund të shkaktojë shqetësim psikologjik dhe përkeqësim të humorit", thotë bashkautori i studimit Shawn Talbott.

"Astaksantina mund të ndihmojë në përmirësimin e mprehtësisë së sistemit imunitar dhe ndjenjës së përgjithshme të mirëqenies pas kushteve stresuese. Kortizoli më i ulët dhe parametrat më të lartë të mikrobiomës sugjerojnë se vigjilenca imune dhe mirëqenia mendore janë të lidhura përmes rrugëve të mikrobiomës dhe reagimit ndaj stresit. Ky studim, i shtohet literaturës shkencore në rritje që mbështet arsenalin e jashtëzakonshëm të përfitimeve që astaksantina, së bashku me komponimet e tjera të algave, i jep shëndetit tonë fizik dhe mirëqenies mendore", përfundojnë autorët.

 

Paolo Levantino
Farmacist klinik dhe gazetar shkencor

Burimi
EC Nutrition 17.8 (2022): 19-28.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC