Fitoterapi

shk282015

Parandaloni njollat e lëkurës me portokaj të kuq

Një ndër fushat më produktive studimore sot bazohet në ushqimet dhe suplementet me principe aktive që favorizojnë fiziologjinë e shëndetshme të lëkurës. Një fakt të tillë e demonstrojnë kërkimet e shumta mbi aftësitë e disa ushqimeve për të transferuar principet aktive në qarkullimin sistemik e më pas në pjesë të ndryshme të organizmit.

Kontakti me agjentët e jashtëm agresivë (si p.sh. me ndotjen atmosferike, apo substancat kimike të detergjentëve), por edhe dieta e gabuar ushqimore ose humbja e papritur në peshë, e dëmtojnë lëkurën. Në veçanti, ekspozimi në rrezet UV mund t'i shkaktojë një dëm të madh oksidativ lëkurës, duke kontribuuar në plakjen e parakohshme të saj. Natyrisht lëkura përmban sisteme mbrojtëse ndaj molekulave me veprim oksidativ, përgjegjëse për formimin e njollave nga dielli, të cilat janë ndër ndryshimet më të dukshme të shkaktuara nga ekspozimi i tepërt në diell.

Megjithatë, ushqimet me efekt antioksidues mund të neutralizojnë pasojat e dëmshme të rrezeve UV dhe të forcojnë mbrojtjen natyrale të lëkurës, veçanërisht kur efikasiteti i sistemeve normale mbrojtëse të saj është i dobët. Një studim i kohëve të fundit, i kryer nga Universiteti i Katanias, ka nxjerrë në pah efektet mbrojtëse të një ekstrakti të përqendruar në portokallin e kuq. Studimi ka konfirmuar aktivitetin e fortë antioksidues dhe efektet foto-mbrojtëse që ndodhen në lëkurën e tij. Sipas tij, 100 mg ekstrakt portokalli të kuq në ditë pengon dukshëm pigmentimin dhe përmirëson uniformitetin e ngjyrës së lëkurës te njerëzit e prekur nga njollat e lëkurës. Suplementimi me portokaj të kuq ngadalëson procesin melanogjenetik pikërisht në zona të lëkurës ku ka njolla, duke sjellë një uniformitet dhe nivelim të dukshëm të ngjyrës së lëkurës edhe pas rrezatimit me UV.



Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC