Farmaci

shk132024

Ndërveprimet e barnave. Kujdes nga përdorimi i tyre për disfunksionin erektil dhe për anginën

Një studim ka evidentuar shtim të rreziqeve kardiovaskulare nga kombinimi i  një inhibitori të fosfodiesterazës me nitratet te meshkujt me sëmundje koronare të qëndrueshme

Duhet treguar kujdes në përshkrimin e një inhibitori të fosfodiesterazës-5 (PDE5i) gjatë trajtimit të disfunksionimit erektil te meshkujt me sëmundje kardiake, të cilët marrin barna me bazë nitratesh  për trajtimin e dhimbjes torakale, e njohur gjerësisht si angina pectoris. Një studim i publikuar në Journal of the American College of Cardiology (JACC), i kryer mbi një popullatë suedeze meshkujsh me sëmundje koronare të qëndrueshme, ka zbuluar se përdorimi i kombinuar i një PDE5i dhe nitrateve, shoqërohet me rrezik më të lartë sëmundshmërie dhe vdekjeje kardiovaskulare (CV).

Studimi ka monitoruar, për një periudhë 3-5-vjeçare, 61,487 meshkuj të prekur nga sëmundja e arteries koronare, 5.710 prej të cilëve kanë përdorur kombinime barnash për disfunksion erektil, më të zakonshmet në treg, me nitrate të përdorur për të relaksuar arteriet dhe për të parandaluar dhimbjen torakale. Rezultatet e studimit kanë zbuluar se pacientët që kanë përdorur nitrate, të kombinuara me barna PED5, ishin 67% më të rrezikuar nga pamjaftueshmëria kardiake dhe 95% më të prirur ndaj ndërhyrjeve për hapjen e arterieve të zhbllokuara.
Gjithashtu, u konstatua një rritje me 39% e rrezikut të vdekjes nga patologji kardiake, ose shkaqe të tjera, pavarësisht se mosha mesatare e këtyre pacientëve ishte nëntë vjet më e vogël krahasuar me individët të cilët kishin përdorur vetëm nitrat. Pjesa më e madhe e efekteve anësore u konstatua pas më shumë se një muaji nga nisja e përdorimit të kombinuar të të dy barnave.
Qoftë barnat për disfunksionin erektil, qoftë edhe nitratet, shkaktojnë ulje të presionit të gjakut. Pavarësisht këtyre evidencave, kreu i këtij studimi Daniel Peter Andersson ka konstatuar se meshkujt me sëmundje kardiovaskulare po kërkojnë akoma më shumë barna për disfunksionin erektil.

Ata kanë deklaruar se barnat PDE5 janë "arsyeshëm të sigurta" për pacientët me sëmundje koronare të lehtë dhe që janë disi të aftë të ushtrojnë aktivitet fizik, për aq kohë sa nuk marrin barna me bazë nitratesh. Përdorimi i barnave PDE5 "nuk këshillohet në rastin më të mirë dhe përgjithësisht kundërindikohet" për ata pacientë që ndjekin terapi të përditshme me nitrate.

https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S0735109723080749?utm_source=Sailthru&utm_medium=Newsletter&utm_campaign=Health-Rounds&utm_term=011624&user_email=b2915af3c9e6e5499ea538d23344420c568b396b0c1133dad6c936d4c9ea8d88
https://www.sciencedirect.com/science/article/abs/pii/S0735109723080750?user_email=b2915af3c9e6e5499ea538d23344420c568b396b0c1133dad6c936d4c9ea8d88&utm_campaign=Health-Rounds&utm_medium=Newsletter&utm_source=Sailthru&utm_term=011624


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC