Farmaci

shk12024

Humbja e kujtesës. Multivitaminat ngadalësojnë plakjen konjitive te të moshuarit

Një metaanalizë e re, e botuar në American Journal of Clinical Nutrition, që përfshin 5000 individë, thekson se multivitaminat ofrojnë përfitime për kujtesën dhe njohjen te të moshuarit.

Sipas një metaanalize të kohëve të fundit, marrja e multivitaminave nga të moshuarit për dy vjet sjell një përfitim domethënës nga ana statistike, krahasuar me placebon, sa i përket ndryshimeve në kujtesën episodike. Studimi i suplementeve të kakaos dhe rezultateve të multivitaminave (COSMOS) është një studim i randomizuar në nivel kombëtar, që teston me rigorozitet ekstraktin e kakaos dhe multivitaminat në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit te 21,442 të rritur amerikanë të moshës ≥ 60 vjeç.

Përfitimi domethënës në memorien episodike
Brenda studimit COSMOS, dy studime të mëparshme kishin testuar efektin e multivitaminave mbi aftësitë njohëse, duke përdorur vlerësime konjitive të bazuara në informacionet e marra nëpërmjet telefonit (COSMOS-MIND) dhe në ueb (COSMOS-Web).  Në studimin e ri, kërkuesit kanë kryer vlerësime konjitive të detajuara personalisht për 573 pjesëmarrës në nëngrupin COSMOS, të njohur si COSMOS-Clinic. Studiuesit vunë re përfitim të ulët nga multivitamina, krahasuar me placebon, në aftësitë e përgjithshme njohëse gjatë dy viteve dhe përfitim statistikisht të konsiderueshëm në ndryshimin e kujtesës episodike.

Multivitamina ngadalëson plakjen konjitive me 2 vjet
Ekipi më pas kreu një metaanalizë bazuar në tre studime të veçanta, me pjesëmarrës të COSMOS jo të mbivendosur, të cilat evidentuan prova të forta të përfitimeve nga marrja e multivitaminave, si për aftësitë e përgjithshme njohëse, ashtu edhe për kujtesën episodike. Autorët vlerësojnë se multivitamina ditore e ka ngadalësuar plakjen konjitive (e barasvlershme me 2 vite) krahasuar me placebon.

Është thelbësore të kuptohet mekanizmi kryesor
"Ky zbulim, i mbështetur nga tre studime të veçanta, është emocionues dhe mbështet më tej multivitaminat, si një qasje të sigurt, të arritshme dhe të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit konjitiv te të moshuarit. Tani është thelbësore të kuptohet mekanizmi i veprimit të multivitaminës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë statusit ushqimor dhe faktorëve të tjerë të lidhur me plakjen", shkruajnë autorët.

Sipas Shoqatës së Alzheimerit, deri në vitin 2060, gati një në katër amerikanë do të bëjë pjesë në një grupmoshë me rrezik të lartë për rënie konjitive dhe sëmundjen e Alzheimerit, përveçse nëse ndërhyrjet mund të ndihmojnë në ruajtjen e funksionit konjitiv përpara se të fillojë humbja e kujtesës.

https://www.sciencedirect.com/science/article/abs/pii/S0002916523663427?via%3Dihub


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC