Farmaci

dhj212023

Shurupet e kontaminuara. OBSH jep përsëri alarmin për kontrolle të reja në vende të tjera

Nga Cristoforo Zervos

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi pak kohë më parë se janë identifikuar shurupe të ndryshme dhe suspensione të kontaminuara në rajonet që janë pjesë e OBSH-së, si: Amerika, Mesdheu lindor, Azia juglindore dhe Paqësori perëndimor. Produktet në fjalë janë prodhuar nga Pharmix Laboratories në Pakistan dhe fillimisht janë identifikuar në Maldive dhe Pakistan. Disa nga produktet e kontaminuara janë gjetur edhe në Belize, Fixhi dhe Laos.


Produktet e identifikuara përmbajnë nivele të papranueshme të etilen-glikolit
Sipas Reuters, Pharmix nuk është i disponueshëm për asnjë koment në lidhje me çështjen. OBSH-ja tha se barnat, kryesisht në formë suspensioni të lëngshëm që përmbajnë principe aktive për të trajtuar gjendje të ndryshme, përmbanin nivele të papranueshme të etilen-glikolit. Ky është alarmi i fundit, pas një sërë paralajmërimesh nga OBSH-ja për barna të ngjashme të kontaminuara të prodhuara në Indi dhe Indonezi dhe të lidhura me vdekjen e rreth 300 fëmijëve vitin e kaluar në mbarë botën. Asnjë ngjarje negative nuk është raportuar në lidhje me shurupet e prodhuara në Pakistan, por OBSH-ja u ka kërkuar vendeve të rrisin vigjilencën dhe të testojnë produktet e prodhuara nga Pharmix në perudhën dhjetor 2021-dhjetor 2022.

 

Janë shqyrtuar më shumë se 20 lote shurupesh
Kontaminimi u zbulua në nëntor te shurupi Alergo gjatë një shqyrtimi rutinë nga Autoriteti i Ushqyerjes dhe Farmaceutikës në Maldive dhe u konfirmua nga rregullatori australian. Gjatë një inspektimi të ndjekjes (follow-up) në mjediset e Pharmix, i kryer nga Autoriteti Rregullator i Farmaceutikës, Pakistan, ka rezultuar se edhe produkte të tjera ishin të kontaminuara dhe ky i fundit ka urdhëruar kompaninë të ndërpresë prodhimin e të gjitha barnave orale në formë të lëngshme me një njoftim kthimi në nëntor. Sipas OBSH-së, janë prekur 23 lote të shurupeve Alergo, Emidone, Mucorid, Ulcofin dhe Zincell. Deri tani, vetëm Alergo është shpërndarë jashtë Pakistanit. Nivelet e kontaminimit varionin nga 0.62% në 0.82%, krahasuar me nivelin e pranueshëm prej 0.10%. OBSH-ja ka paralajmëruar se "produktet e përmendura nuk janë të sigurta dhe përdorimi i tyre, veçanërisht te fëmijët, mund të shkaktojë efekte të rënda anësore ose vdekje".

 

Burimet:
https://www.who.int/news/item/07-12-2023-medical-product-alert-n-8-2023--substandard-(contaminated)-syrup-and-suspension-medicines https://www.reuters.com/business/healthcare-pharmaceuticals/who-says-contaminated-syrup-suspension-medicines-identified-some-regions-2023-12-07/?utm_source=Sailthru&utm_medium=Newsletter&utm_campaign=Health-Rounds&utm_term=120723&user_email=b2915af3c9e6e5499ea538d23344420c568b396b0c1133dad6c936d4c9ea8d88


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC