Farmaci

qer52023

BE-ja miraton biosimilarin për hemoglobinurinë paroksizmale nokturne

Komisioni Europian ka dhënë autorizimin e marketingut për Epysqlin nga Samsung Bioepis, një biosimilar i eculizumabit për trajtimin e të rriturve dhe fëmijëve me hemoglobinuri paroksizmale nokturne (PNH).

"Miratimi i Epysqlit, biosimilarit të parë hematologjik nga Samsung Bioepis, pasqyron përpjekjet tona të vazhdueshme për të prezantuar më shumë opsione trajtimi për pacientët me PNH në Europë", komenton Byoungin Jung Zëvendës President dhe Drejtues i Ekipit të Çështjeve Rregullatore të Samsung Bioepis.

Miratimi i Komisionit Europian bazohet në prova, përfshirë edhe të dhënat analitike in vitro dhe klinike. Lidhur me vlerësimin e dehidrogjenazës së laktatit (LDH) te pacientët me PNH, një studim i Fazës III tregoi efikasitet klinik ekuivalent midis Epysqlit dhe medikamentit referencë eculizumab. Gjatë studimit asnjë pacient nuk zhvilloi antitrupa kundër medikamentit.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC