Farmaci

shk82023

Infeksionet e traktit urinar dëmtojnë cilësinë e jetës te gratë

Infeksionet e traktit urinar dëmtojnë aktivitetin e përditshëm, ulin produktivitetin dhe përkeqësojnë cilësinë e jetës te gratë

 

Sipas një studimi të publikuar në "PLoS One", infeksionet e traktit urinar ndikojnë negativisht në aktivitetin e përditshëm, ulin produktivitetin dhe përkeqësojnë cilësinë e jetës te gratë amerikane. "Infeksionet e traktit urinar (UTI) janë shumë të zakonshme në SHBA. Edhe pse, numri i studimeve që përshkruajnë ndikimin e tyre në jetën e përditshme nga këndvështrimi i pacientit, vazhdon të jetë i paktë", thotë autori kryesor i studimit Jeffrey Thompson nga Cerner Enviza.

Recidivat, numri i antibiotikëve dhe përshtatja me terapinë

Studiuesit kryen një sondazh online te gratë e rritura në SHBA për të vlerësuar barrën e UTI-ve të pakomplikuara në lidhje me dëmtimin e aktivitetit të përditshmë, cilësinë e jetës së lidhur me shëndetin (HRQoL), produktivitetin në vendin e punës, kujdesin shëndetësor (HRU) dhe kostot direkte dhe indirekte.

Gratë që kishin raportuar vetë një UTI të pakomplikuar brenda 60 ditëve të fundit dhe që ishin trajtuar me të paktën një antibiotik oral u përfshinë në studim. Dëmtimi i aktivitetit të përditshëm u vlerësua duke përdorur Activity Impairment Assessment dhe HRQoL nëpërmjet një pyetësori të modifikuar Short Form 36 (SF-36).

Pjesëmarrëset u shtresuan sipas recidivave, numrit të antibiotikëve të përshkruar dhe përshtatshmërisë me terapisë; ato u krahasuan  në analizë me një popullatë të marrë nga National Health and Wellness Survey (NHWS) për të kontrolluar edhe ndikimet e pandemisë Covid-19.

Ndër 375 pjesëmarrëset e përfshira, aktivitetet më të dëmtuara ishin: marrëdhëniet seksuale (66.9%), gjumi (60.8%) dhe stërvitja fizike (52.3%). HRQoL dhe vlerësimet e përgjithshme të shëndetit rezultuan të ishin më të dobëta se në popullatën NHWS. Kostot direkte të rregulluara ishin më të larta për pjesëmarrëset që morën dy antibiotikë sesa ato që morën një, dhe për ato të cilave iu dhanë më shumë se një antibiotik i linjës së parë.

 

PLoS One 2023. Doi:10.1371/journal.pone.0277728
https://doi.org/10.1371/journal.pone.0277728


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC