Farmaci

shk162022

Karcinoma hepatocelulare. Një kombinim i ri terapeutik po shfaqet premtues

Shtimi i kemoembolizimit transarterial (TACE) në trajtimin me lenvatinib përmirësoi ndjeshëm mbijetesën në krahasim me levantinibin e vetëm, te pacientët me karcinomë hepatocelulare të avancuar (HCC). Këto janë rezultatet e studimit të fazës 3 LAUNCH të botuar në "Journal of Clinical Oncology" dhe të prezantuara në Simpoziumin e Kancerit Gastrointestinal 2022.

Për autorët e studimit, kombinimi i TACE-s dhe levantinibit përfaqëson një opsion të ri të mundshëm të trajtimit të linjës së parë për pacientët me HCC të avancuar.
Kombinimi i dy qasjeve është "i sigurt dhe efektiv për pacientët me karcinomë hepatocelulare të avancuar dhe ka treguar përmirësime dramatike në mbijetesën e përgjithshme, mbijetesën pa përparim, shkallën e përgjithshme të përgjigjes, si dhe në toksicitetin e pranueshëm", tha autori i studimit, Ming Kuang, profesor i kirurgjisë hepatobiliare dhe ekografisë intervenuese, drejtor i qendrës së kancerit në First Affiliated Hospital, Guangzhou, Kinë.
Pacientët e trajtuar me terapi të kombinuar arritën një mbijetesë të përgjithshme mesatare prej 17.8 muajsh, krahasuar me 11.5 për ata të trajtuar vetëm me lenvatinib (HR, 0.45; P <.001).
Në mënyrë të ngjashme, mbijetesa mesatare pa përparim favorizoi gjithashtu lenvatinibin, plus TACE-n: 10.6 muaj kundrejt 6.4 muajsh (HR, 0.43; P <.001).

Anthony B. El-Khoueiry, nga Universiteti i Kalifornisë Jugore në Los Anxhelos, vuri në dukje se si studimi "forcon aplikueshmërinë e terapisë së kombinuar të drejtuar nga mëlçia dhe sistemike". Megjithatë, ai paralajmëron se nuk ka asnjë provë deri më tani për ta quajtur këtë, një trajtim të ri standard për HCC-në. Në fakt, shumica e pacientëve në studimin LAUCH kishin hepatit B dhe morën më shumë trajtime TACE sesa në studimet e mëparshme. Studime të tjera të kombinimit të TACE-s me barnat sorafenib dhe Y-90 nuk patën rezultatet e dëshiruara.
Megjithatë, për El-Khoueiryn, në këtë studim, "mund të argumentohet se ndoshta përzgjedhja e trajtimit ishte më optimale".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC