Farmaci

maj282021

Infeksionet bakteriale. Mund të jetë zbuluar arma e re: një antibiotik glikopeptid

Një antibiotik i ri është zbuluar në laboratorët e Universitetit të Insubrias. Këtë e bën të ditur universiteti, duke parashikuar ardhjen e "një arme të re kundër infeksioneve bakteriale", edhe ndaj atyre të shkaktuara nga "superbakteret" rezistente, të cilat në vitin 2050 do të shkaktojnë 10 milionë vdekje në vit. Bari - shpjegojnë nga Insubria - është një antibiotik "i tipit glikopeptid", i quajtur aktualisht "A50926 dhe i prodhuar biologjikisht nga një mikroorganizëm i veçantë i konsideruar i rrallë". Ky antibiotik është "fëmija" e grupit kërkimor në Bioteknologjinë Mikrobike, udhëhequr nga Flavia Marinelli (Departamenti i Bioteknologjisë dhe Shkencave të Jetës), që punoi në sinergji me ekipin anglez të Andrew W. Truman në Qendrën John Innes në Noruiçit dhe me atë gjerman të Jörn Kalinowski-t në Universitetin e Bielefeldit. Fryti i punës së tyre është botuar në "Acs Chemical Biology".

"Ndikimi shkencor dhe shoqëror i këtij zbulimi, i cili u arrit përmes një qasjeje gjenomike në mikroorganizmin prodhues - thotë Marinelli, profesor i Kimisë dhe Bioteknologjisë së fermentimit - është lehtësisht i kuptueshëm nëse marrim parasysh se është vlerësuar që në vitin 2050, infeksionet bakteriale do të shkaktojë rreth 10 milionë vdekje në vit, duke tejkaluar së tepërmi vdekjet nga kanceri, diabeti ose aksidentet rrugore, me kosto të drejtpërdrejta mbi sistemin shëndetësor".
Pandemia Covid-19, me origjinë virale, nxori në pah vështirësinë për frenimin e infeksioneve globalisht në mungesë të mjeteve të përshtatshme të kontrastit, reflektojnë studiuesit e Insubrias, të cilët bëjnë një parashikim: "Vlerësohet se numri i lartë i shtrimeve në spital të pacientëve me Covid dhe rritja për rrjedhojë e përdorimit të antibiotikëve për infeksione dytësore bakteriale - nënvizojnë ata - do të rezultojë në një rritje të mëtejshme të fenomenit të rezistencës ndaj antibiotikëve në nivel spitalor".

Antibiotikët janë një mjet thelbësor për të luftuar lloje të ndryshme të infeksioneve. Mjafton të thuhet se operacionet e thjeshta ose komplekse kirurgjikale nuk mund të kryheshin pa ndihmën e këtyre barnave, kujtohet në një shënim nga universiteti. Këtu lind "nevoja në rritje për molekula të reja, të tilla si ajo e zbuluar, që është e aftë të kundërshtojë mekanizmat e rezistencës të cilat sot kufizojnë në mënyrë dramatike përdorimin e barnave ekzistuese".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC