Farmaci

pri122021

Diabeti i tipit 1. Teplizumabi mund të vonojë shfaqjen tek individët në rrezik

Sipas përfundimeve të një studimi të sapobotuar në "Science Translational Medicine", një cikël i  vetëm trajtimi me teplizumab tek individët me rrezik të lartë, mund të vonojë fillimin e diabetit të tipit 1 (T1D) duke përmirësuar ndjeshëm funksionin e qelizave beta. "Teplizumabi është një antitrup monoklonal anti-CD3 i humanizuar që vepron duke reduktuar sulmet e limfociteve kundër qelizave beta pankreatike, që prodhojnë insulinë", tha Emily Sims, profesore e asociuar e pediatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Indianës në Indianapolis.

Medikamenti, i zhvilluar fillimisht nga MacroGenics, u licencua nga Eli Lilly në vitin 2007, por në vitin 2010, pas dështimit të një studimi të fazës III mbi pacientët diabetikë me shfaqje të sëmundjes gjatë kohëve të fundit, kompania ktheu të drejtat për barin, që u fituan më pas nga
Provention Bio SHBA. Për të verifikuar aftësinë e barit për të bllokuar reagimin imunitar të drejtuar kundër qelizave beta, Simsi dhe kolegët shqyrtuan efektet e një cikli të vetëm 14-ditor të trajtimit me monoklonalin, në funksionin metabolik dhe mbi qelizat imune të pjesëmarrësve në një studim të kontrolluar dhe me përzgjedhje rastësore mbi subjektet jo diabetike, me rrezik të lartë për shkak të familjaritetit të fortë.

Pas një ndjekjeje mesatare prej 923 ditësh, studiuesit zbuluan se koha mesatare e diagnozës në grupin e teplizumabit dhe në kontrollet e trajtuara me placebo ishin përkatësisht 59.6 dhe 27.1 muaj. Por, jo vetëm kaq: 50% dhe 22% e pjesëmarrësve të trajtuar me teplizumab dhe placebo, përkatësisht, nuk e zhvilluan sëmundjen. Studiuesit gjithashtu vunë re funksionin e përmirësuar të qelizave beta në grupin teplizumab, si dhe normalizimin e sekretimit të insulinës, e cila u reduktua para regjistrimit. "Çdo moment pa diabet ka rëndësi, veçanërisht për ata fëmijë që mund të kenë një shans të rriten pa këtë sëmundje", përfundon Simsi.

 

Science Translational Medicine 2021. Doi: 10.1126/scitranslmed.abc8980
http://doi.org/10.1126/scitranslmed.abc8980 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC