Farmaci

jan11900

Betadina ul transmetimin e Sars-CoV-2. Studimi botohet në "Jama"

Trajtimi me betadinë lokale ka ulur titrat viralë të pacientëve me Covid-19, krahasuar me kontrollet, por shfaqi efekt anësor në gjëndrën tiroide, sipas një letre kërkimore të botuar në "Jama Otolaryngology - Head & Neck Surgery". "Ne kemi parë që në studimet in vitro, shpëlarja e gojës me shpëlarës që përmban betadinë në përqendrime të ulëta, deri në 0.5%, e ka inaktivizuar Sars-CoV-2 brenda vetëm 15 sekondash. Për këtë arsye, vendosëm t'i testonim këto teori në botën reale", shpjegon Jeremy Guenezan, nga Spitali Universitar i Poitiersit në Francë, nënshkruesi i parë i letrës.

Studiuesit vlerësuan të dhënat e 24 pacientëve të rritur që rezultuan "shumë pozitivë" në testin RT-PCR për SARS-CoV-2 në 48 orët e mëparshme. Në matjet bazë, pacientët iu nënshtruan një tamponi për kuantifikim viral; 12 nuk bënë asnjë ndërhyrje, ndërsa 12 u caktuan të bënin gargarë, të përdornin spraj nazal dhe pomadë me bazë betadine. Grupi i trajtimit ka bërë katër shpëlarje dhe gargara me shpëlarës që përmbante 25 ml solucion ujor me 1% betadinë, pasuar nga një dozë prej 2.5 ml pluhur betadine që është thithur në secilën vrimë të hundës dhe në fund, kanë aplikuar përmes masazhit në mukozën nazale të çdo vrime të hundës, pomadën me betadinë 10%. Pacientët e kryen këtë procedurë katër herë në ditë për pesë ditë dhe sasia e siguria virale u vlerësuan në ditën e parë dhe pas çdo dy ditësh, deri në ditën e shtatë. Ditën e tretë, të gjithë, përveç një pacienti, kishin titër viral negativ.

Nga këndvështrimi i sigurisë, pacientët në grupin e ndërhyrjes shfaqën një ndjesi të pakëndshme në hundë, që u përcaktua si një shpim gjilpërash, si dhe shtim të vlerës së hormonit stimulues të tiroides pas pesë ditësh, duke tejkaluar kufirin e sipërm të normales te pesë individë. Sidoqoftë, të gjithë njerëzit u kthyen në vlerat bazë të hormonit nga shtatë deri në dymbëdhjetë ditë më vonë dhe nuk u vërejtën ndryshime në nivelet e hormoneve tiroide (T3 ose T4), ose të kreatininës. "Do të jenë të nevojshme studime më të gjera për të konfirmuar përfitimin nga betadina në kufizimin e ekskretimit të Sars-CoV-2 dhe transmetimin më tej nga njeriu në njeri, por duhet të vlerësohen përqendrime më të ulëta, për të reduktuar në minimum efektet e padëshirueshme", përfundojnë autorët.

 

JAMA Otolaryngology - Head & Neck Surgery 2021. Doi: 10.1001/jamaoto.2020.5490
http://doi.org/10.1001/jamaoto.2020.5490


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC