Farmaci

dhj122019

Migrena. Medikamenti efikas për menaxhimin e shpejtë të dhimbjes në episodet akute

tags: BARNA, Migrena

Te të rriturit me migrenë, një trajtim me ubrogepant në rastet e episodit akut, ka sjellë norma dukshëm më të larta të çlirimit nga dhimbja, krahasuar me placebon, në dozimet 50 mg e 25 mg dhe mungesën e simptomës më të bezdisshme të lidhur me migrenën, vetëm në dozimin 50 mg.
Në këtë përfundim kanë arritur Richard Lipton (Kolegji i Mjekësisë Albert Einstein) dhe grupi i tij i punës, në një studim të publikuar në "Jama". "Ubrogepanti është një antagonist i receptorit peptid të lidhur me gjenin e kalcitoninës dhe ne kemi studiuar efikasitetin dhe tolerueshmërinë e tij krahasuar me placebon, në trajtimin e një sulmi të vetëm të migrenës", shpjegon Lipton.

Kërkuesit kanë vlerësuar 1.686 të rritur me migrenë me apo pa aura, që paraqisnin 2 deri në 8 sulme migrene në muaj, në 99 klinika të kurave primare dhe të kërkimeve. Pjesëmarrësit janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë ubrogepant 50 mg (562 vetë), ubrogepant 25 mg (561 vetë) apo placebo (563 vetë) për një atak migrene me intensitet dhimbjeje mesatar/të lartë.
Ekspertët kanë vlerësuar çlirimin nga dhimbja dhe mungesën e simptomës më të bezdisshme të lidhur me migrenën, të zgjedhur nga pjesëmarrësit, mes: fotofobisë, fonofobisë dhe të përzierave, dy orë pas marrjes së barit.

Kështu, 21,8% e pjesëmarrësve në grupin ubrogepant 50 mg, 20,7% në grupin ubrogepant 25 mg dhe 14,3% në grupin placebo, kanë referuar çlirim nga dhimbja pas këtij intervali. Mungesa e simptomës më të bezdisshme pas dy orësh është raportuar në fakt nga 38,9% e pjesëmarrësve në grupin ubrogepant 50 mg, nga 34,1% në grupin ubrogepant 25 mg dhe nga 27,4% në grupin placebo. Eventet e kundërta më të zakonshme në kuptimin afatshkurtër për të gjitha dozimet kanë qenë të përzierat (10 vetë nga 488 në grupin 50 mg, 12 në 478 në grupin 25 mg e 10 në 499 në grupin placebo) dhe marramendja (7 vetë në 488 në grupin 50 mg, 10 në 478 në grupin  25 mg, 8 në 499 në grupin placebo).
"Do të jenë të nevojshme kërkime të mëtejshme për të vlerësuar efikasitetin e ubrogepantit, krahasuar me trajtimet e tjera akute për migrenën dhe për të vlerësuar sigurinë afatgjatë të barit në popullsi të papërzgjedhura pacientësh", përfundojnë autorët.

 

Jama 2019. Doi:10.1001/jama.2019.16711
https://jamanetwork.com/journals/jama/article-abstract/2755615


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC