Farmaci

sht292020

Migrena me aura. Nutraceutikët, një opsion i vlefshëm terapeutik

Gjatë viteve të fundit, studime të ndryshme kanë treguar se nutraceutikët mund të jenë një opsion i vlefshëm terapeutik gjithnjë e më i përdorur në menaxhimin e migrenës, edhe për atë me aura. Nutraceutikët favorizojnë aderimin në trajtim dhe janë më të pranuar nga pacientët sepse nuk kanë efekte anësore dhe konsiderohen më pak invazivë se barnat tradicionale. Kjo ka dalë gjatë kongresit të 34-t kombëtar të Shoqatës Italiane për Studimin e Dhimbjeve të Kokës (SISC).

"Deri në 12% të italianëve kanë vuajtur nga migrena të paktën një herë në jetën e tyre. Pra, kjo sëmundje është shumë e përhapur, por ende nënvlerësohet. Gjatë viteve të fundit, disa studime shkencore kanë treguar se nutraceutikët janë një mundësi e vlefshme terapeutike. Përveçse efektivë, ata zakonisht pranohen mirë, sepse pacientët i konsiderojnë si trajtime më pak invazive sesa barnat antiepileptike, betabllokuesit ose barnat kundër depresionit. Për më tepër, ata nuk paraqesin efekte anësore dhe kjo favorizon aderimin terapeutik, i cili është një nga problemet kryesore me të cilat duhet të përballemi ne specialistët. Është vlerësuar se, në të vërtetë, vetëm 13% e pacientëve e marrin trajtimin parandalues për migrenën që jepet nga neurologu", ka thënë Giorgio Dalla Volta (Bordi Drejtues i SISC-it).

"Sëmundja mund t'i prekë të gjithë, ndonëse është më e shpeshtë midis grave 25-55 vjeçe. Pas moshës 65-vjeçare, sulmet e migrenës vazhdojnë, edhe pse është shumë e rrallë që migrena kronike të nisë për herë të parë në një moshë kaq të përparuar. Te pacientët që nuk janë më shumë të rinj, kuadri ndërlikohet zakonisht nga prania e patologjive të tjera, të tilla si diabeti ose hipertensioni, të cilat kërkojnë administrimin e barnave. Prandaj mund të jetë e dëshirueshme të shtohet një nutraceutik në terapinë kundër dhimbjes së kokës", përfundon Dalla Volta.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC