Farmaci

maj182022

Barnat për migrenën. Kompania Pfizer blen grupin Biohaven Pharmaceuticals

Pfizeri ka njoftuar blerjen prej 11.6 miliardë dollarësh të Biohaven Pharmaceuticals, një kompani amerikane bioteknologjike që zhvillon barna kundër migrenës. Biohaven, themeluar në vitin 2013, ka zhvilluar rimegepantin, një medikament i liofilizuar me administrim oral, i indikuar si për trajtimin akut, ashtu edhe për parandalimin e migrenës.


Në studim, bari kundër migrenës, në formën e spray-t nazal

Bari tregtohet në Shtetet e Bashkuara dhe, përpara se Pfizeri të shpallte blerjen e kompanisë, edhe në disa vende të Bashkimit Evropian. Bari arriti 438 milionë euro shitje vitin e kaluar, me një parashikim të përgjithshëm të shitjeve prej afro 4 miliardë eurosh deri në vitin 2030. Biohaveni po zhvillon gjithashtu zavegepantin, një trajtim akut dhe parandalues për migrenën, me administrim intranazal. Pfizeri ka bërë disa blerje për të mbështetur zhvillimin e tij. Synimi i deklaruar është të përftohen disa trajtime të zhvilluara nga konkurrentët, ndërkohë që disa patenta të barnave kryesore janë gati të skadojnë.
Me blerjen e Biohavenit për 11.6 miliardë dollarë, Pfizeri përfundon një nga blerjet e saj më të mëdha që nga blerja e Medivation (14 miliardë dollarë) në vitin 2016. Së fundmi, në dhjetor 2021, kompania shpenzoi 6.7 miliardë dollarë për blerjen e Arena Pharmaceuticals, e cila zhvillon barna për sëmundjet inflamatore imune, si dhe investoi 2.3 miliardë dollarë në gusht 2021, në blerjen e Trillium Therapeutics, e cila është e specializuar në trajtimet për tumoret e gjakut.

 

Cristoforo Zervos


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC