Farmaci

nën212019

Kontraceptivët hormonalë. AIFA kërkon përditësim të paralajmërimeve në lidhje me depresionin

Në përfundim të një vlerësimi të rreziqeve për sjellje vetëvrasëse dhe vetëvrasje të lidhura me depresionin te pacientet që përdorin kontraceptivë hormonalë, është vendosur të bëhet përditësimi i fletëudhëzuesve dhe i RCP-ve të kontraceptivëve hormonalë, me një paralajmërim të ri në lidhje me këtë rrezik. Këtë informacion e jep AIFA dhe të gjitha ndërmarrjet titullare të AIC-ve dhe të barnave që hyjnë në kategorinë e kontraceptivëve hormonalë.
Në shënimin informativ të agjencisë thuhet se janë në zhvillim e sipër përditësime të informacioneve mbi produktin, RCP-në dhe fletën udhëzuese, që sjellin disa shqetësime psikiatrike, si efekte të padëshiruara, me paralajmërimin e mëposhtëm:

 

Përmbledhje e karakteristikave të produktit
4.4. Paralajmërime të veçanta dhe masa paraprake për përdorim
Gjendja depresive dhe depresioni janë efekte të padëshiruar tashmë të njohura të përdorimit të kontraceptivëve hormonalë (shiko paragrafin 4.8). Depresioni mund të jetë i rëndë dhe është faktor i njohur rreziku për sjellje vetëvrasëse dhe vetëvrasje. Grave u këshillohet të kontaktojnë me mjekun në rast të ndryshimeve të humorit dhe simptomave depresive, edhe nëse këto ndodhin pak pas nisjes së trajtimit.

 

Fleta ilustruese
2. Çfarë duhet ditur para se t'i marrësh (emërtimi i medikamentit)

 

Paralajmërime dhe masa paraprake
Probleme psikiatrike
Disa gra që përdorin kontraceptivë hormonalë, përfshirë (emërtimi i produktit) kanë raportuar depresion ose gjendje depresive. Depresioni mund të jetë i rëndë dhe ndonjëherë mund të nxitë  mendime vetëvrasëse. Nëse keni ndryshime të humorit dhe simptoma depresive, kontaktoni mjekun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur për këshilla të mëtejshme mjekësore.

Sipas shënimit, në Itali, kontraceptivët hormonalë janë të autorizuar në formulime farmaceutike në formë tabletash, plasteri transdermik, pajisjeje vaginale, pajisjeje intrauterine, impiant për përdorim nën lëkurë dhe unazë vaginale. Ja, cilat janë principet aktive që prek modifikimi:

chlormadinone, estradiol; chlormadinone acetate, ethinyl estradiol; estrogjenet e konjuguara, medrogestone; estrogjenet e konjuguara, medroxyprogesterone acetate; estrogjenet e konjuguara, norgestrel; cyproterone, ethinyl estradiol; cyproterone acetate, estradiol valerate; desogestrel; desogestrel, ethinyl estradiol; dienogest, estradiol 23; dienogest, ethinyl estradiol; drospirenone, estradiol; drospirenone, ethinyl estradiol; estradiol, estriol, levonorgestrel; estradiol, gestodene; estradiol, levonorgestrel; estradiol, medroxyprogesterone acetate; estradiol, nomegestrol acetate; estradiol, norethisterone; estradiol, norgestimate; estradiol (17-beta), progesterone; estradiol (17-beta), trimegestone; estradiol valerate, norgestrel; ethinyl estradiol, etonogestrel; ethinyl estradiol, ethanol; ethinyl estradiol, gestodene24; ethinyl estradiol, gestodene 25; ethinyl estradiol, levonorgestrel; ethinyl estradiol, linestrenol; ethinyl estradiol, norethisterone; ethinyl estradiol, norgestimate; ethinyl estradiol, norgestrel; etonogestrel; levonorgestrel, ethinyl estradiol; ethinyl estradiol 26 (Nap); levonorgestrel (Nap); medroxyprogesterone (Nap); mestranol, norethisterone; nomegestrol; nomegestrol acetate, estradiol; norelgestromin, ethinyl estradiol; norethisterone.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC