Farmaci

nën122019

Levotiroksina e lëngshme. AIFA aprovon formulimin e ri, me dozim më të thjeshtë

AIFA ka aprovuar hedhjen në treg të një formulimi të ri të levotiroksinës së lëngshme për trajtimin e hipotiroidizmit, pa alkool dhe në një formulim farmaceutik që jep mundësi për dozime të personalizuara, në bazë të nevojave të pacientëve.

Medikamenti i ri, i fashës A, TIfactor, i marketuar nga Savio Pharma Italia, është shpërndarë që nga tetori në farmacitë italiane dhe indikohet për trajtimin e hipotiroidizmit (kongjenital apo të fituar), strumës jo toksike të përhapur, strumës së lidhur me tiroiditin e Hashimotos dhe në terapinë supresive të tumorit të tiroides.

"Trajtimi i hipotiroidizmit bazohet në përdorimin e levotiroksinës, shpjegon Paolo Vitti (drejtor i Endokrinologjisë në Spitalin e Universitetit të Pizës dhe ish-president i SIE-s). Sot ekzistojnë formulime të ndryshme: tableta, kapsula në formë xheli dhe tretësirë e lëngshme. Levotiroksina duhet të merret në mëngjes esëll dhe duhet pritur gjysmë ore para se të hani mëngjes, në mënyrë që bari të tretet plotësisht dhe të përthithet pa ndërhyrje nga futja e ushqimeve ose pijeve që mund të kundërveprojnë përthithjen e principit aktiv. Formulimi i lëngshëm përthithet më lehtë dhe ofron avantazhe për ata që vuajnë nga gastriti, sëmundja celiake, intoleranca ndaj laktozës, infeksionet nga Helicobacter Pylori ose që marrin barna të cilat mund të ndërveprojnë dhe të ngadalësojnë përthithjen gastrike të principit aktiv".

Me këtë formulim të ri, synojmë të kapërcejmë vështirësinë terapeutike në kërkimin e dozës së saktë që, për secilin pacient, duhet të personalizohet sipas: moshës, peshës, gjinisë, planifikimit të mëmësisë, menopauzës, komorbiditetit dhe një sërë karakteristikash të tjera. Shpesh, për të vendosur dozën e saktë, duhen disa muaj nëse jo vite, pikërisht sepse edhe variacionet më të vogla të barit, më tepër apo më pak, mund të krijojnë shumë çrregullime.
"Vërtet po flasim për sasi të vogla, në mikrogramë, të një hormoni që është kaq i rëndësishëm për shëndetin, ekuilibrin funksional dhe mirëqenien e pacientëve, vazhdon Vitti. Medikamenti i ri, përmes përdorimit të një shiringe për administrim oral (që përfshihet në ambalazhin e barit) lejon lëshimin e dozës së personalizuar të levotiroksinës".

"Kur tiroidja nuk funksionon, vuan i gjithë organizmi, përfundon Vitti. Tiroidja kontribuon në rregullimin e proceseve metabolike, në kontraktilitetin kardiak, në tonalitetin e enëve të gjakut, në nivelin e kolesterolit, peshën trupore, forcën muskulare, në trofizmin e lëkurës dhe të flokëve, te shikimi, ritmi i menstruacioneve, gjendja mendore dhe në shumë funksione të tjera: një motor i vërtetë që duhet të punojë sa më mirë, për të ruajtur ekuilibrin e përsosur të organizmit".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC